Si ta dalloni peshkun e fresket

Disa keshilla per te dalluar peshkun e fresket nga ai i bajaturi. Çfarë duhet të shikoni për të kuptuar nëse është i mire per t’u konsumuar

  • Duhet të tregoni shumë kujdes kur blini peshkun. Ndonjëherë peshku është i ekspozuar ndaj dritave të forta dhe herë pas here freskohet me ujë të kripur, që të duket më i shndritshëm nga ç’është.
  • Nëse nuk jeni në gjendje të gjykoni mbi freskinë e tij, orientohuni te peshku i ngrirë, që mund të konsiderohet më i freskët. 2 orë pasi peshkohet ai pastrohet dhe ngrihet në temperaturën -18 gradë C, që lejon konservimin.
  • Përpara se ta gatuani është e nevojshme ta shkrini me ngadalë, që të mos humbisni disa nga elementet ushqyese të tij.

  • Peshku i sapopeshkuar, brenda 24 orëve, mban erë det dhe alga dhe nuk ka erë të keqe. Më pas ndryshon dhe mban atë erën karakteristike të “peshkut”.
  • Pamja duhet të jetë e plotë dhe mishi duhet të duket i fortë.
  • Luspat janë të shndritshme dhe të ngjitura mirë pas trupit.
  • Lëkura duhet të jetë e tendosur dhe pa ngjyrime gri-të verdheme.
  • Sytë duhet të jenë të tejdukshëm, të gjallë dhe të dalë. Verzët janë të kuqe dhe bëhen ngjyrë kafe kur nuk është më i ngrënshëm.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search