Qofte me kunguj – Versioni dietik

Qoftet me kunguj perbejne nje recete vegjetariane shume te shijshme. 

Mos i qeroni kungujt. Lekura e tyre eshte nje burim shume i mire i dy antioksidanteve, luteine dhe zeaxanthine, te rendesishem per shendetin e syve. Per me teper, nder karbohidratet e kungullit u gjet nje sasi e konsiderueshme e pektines. Kjo, e ben ate nje ushqim shume te pershtatshem per ata qe vuajne nga diabeti!

Perberesit per 4 racione:

4 kupa kunguj te grire
2 kupa patate te grira
1-2 veze
2 luge majdanoz
1 luge lekure limoni te grire
2-3 luge buke integrale te thekur te therrmuar
1-2 luge vaj ulliri

Pergatitja:

  • Grini kungujt dhe patatet dhe lerini per 30 min qe te leshojne ujin.
  • Ne nje tas rrihni vezen, majdanozin dhe lekuren e limonit. I shtoni pak kripe, piper.
  • Shtrydhni ne nje peshqir kungujt me patatet ne menyre qe t’i largoni sa me shume ujin. Shtoni buken dhe me vezet. Formoni qoftet.
  • Nderkohe ndizni furren ne 220 grade. Merrni nje tave per pjekje dhe shtrojeni me leter kuzhine. Formoni qoftet dhe vendosini me radhe ne tepsi.
  • Hidhini pak vaj ulliri persiper dhe futini ne furre per rreth 20 minuta. Keshtu s’do te keni qofte te yndyrshme dhe te renda.
  • Nese deshironi t’i skuqni, ne nje tigan jongjites hidhni fare pak vaj ulliri, formojini qoftet ne forme pete dhe skuqini ne temperature mesatare. Keshtu do mundoheni perseri te mos perdorni shume vaj.
  • Sherbejini me pak kos ose salce kosi anash.

Mbani mend:

  1. Mos ja hiqni lekuren, thjesht pastrojini mire
  2. Gatuajini ne avull ose te sgares, mos i zieni ne uje sepse humbasin shijen.
  3. Shoqerojini gjithmone me pak vaj ulliri.

femra-moderne.com