8 shenjat që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet

Toksinat janë të pranishme kudo rreth nesh; në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe ushqimin e përditshëm. Madje edhe telefoni është strehim për baktere nga më të ndryshmet

 

Këtu do të gjeni disa nga simptomat më të lehta për t’u identifikuar nga ju, që tregojnë se me shumë mundësi trupi juaj po kërcënohet nga toksinat.

Vuani nga kapsllëku

Bashkë me ushqimin konsumojme edhe kimikate si ngjyrues apo aromatizues artificialë. Kështu zorrëve u jepet detyra e vështirë për të shkrirë toksinat e lartpërmendura, që shkaktojnë gjendjen e kapsllëkut. Ngrënia e ushqimeve organike, pirja me shumicë e ujit dhe kufizimi i alkoolit do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Gjendje trullosjeje

Nëse ndiheni si të hutuar dhe nuk arrini të përqendroheni në mëngjes ndonëse keni fjetur shumë mirë gjatë natës, arsyeja mund të jenë toksinat. Toksinat “thajne” vitaminat dhe mineralet esenciale, që trupi i përdor në shërbim të mirëfunksionimit.

Arome e pakendshme trupi

Edhe pse keni bërë dush në mëngjes dhe keni hedhur deodorant, ende ndjeni se trupi juaj mban një aromë të pakëndshme, madje shumë të fortë. Sërish helmet ushqimore jane fajtoret. Gjatë tretjes së tyre çlirohen gazra të shumtë, të cilët ia dalin të arratisen jashtë trupit tuaj përmes poreve.

Dhembje kycesh dhe muskujsh

Nuk keni bere pune te renda, as keni qene ne palester qe te justifikoje dhembjen e muskujve dhe te kyceve qe duket se ju kane mposhtur. Ne kete rast mund te vuani nga ndonje inflamacion i brendshem, prandaj beni mire te pastroni trupin nga toksinat me ane te nje diete detoksikuese.

Ju shfaqen njolla ne lekure

Lekura eshte organi me i madh i trupit tone dhe me i ballafaquari ndaj ndotjes. Gjithashtu edhe shampot, sapunet apo kremerat kane permbajtje te larte kimikatesh. Ekspozimi ndaj ketyre kimikateve toksike bejne te mundur shfaqjen e akneve, skuqjeve apo ekzemave.

Shtim në peshë

Helmet ushqimore mund të ndikojnë negativisht në nivelin e hormoneve, që janë përgjegjëse për ruajtjen e peshës. Filloni një dietë të shëndetshme organike për detoksifikim të plotë.

Aroma e gojës ka ndryshuar

Përgjithësisht, era e keqe e gojës lidhet drejtpërsëdrejti me problemet e tretjes. Kjo ndodh kur sistemi tretës lufton dhe stërmundohet për të tretur gjithë çfarë ju hani. Por gjithashtu, këto probleme me tretjen mund të vijnë edhe si pasojë e toksinave të grumbulluara.

Ju bien flokët me shumicë

Arseja mund të jenë toksina si: arseniku, plumbi apo taliumi, i cili gjendet në tymin e cigareve.

Burimi: brightside

Start typing and press Enter to search