Pice me patate “alla Bismarck”

Kjo pice me patate eshte nje recete vertete e shijshme dhe perfekte per nje darke ne cift. Ndryshe nga pica e zakonshme, ne vend te brumit kemi patate te prera ne feta.

  • Veshtiresia: e lehte 
  • Koha e pergatitjes: 10 min
  • Koha e gatimit: 10 min
  • Porcione per: 2 veta

Nje ide e thjeshte, por gjeniale, qe ja vlen ta provoni! Per me teper qe behet gati per 20 minuta.

Perberesit

• 1 patate e madhe
• 3 luge salce domatesh
• 2 luge djathe parmigiano i grire
• 50 g djathe scamorza e tymosur
• 1 veze
• 2 feta proshute krudo
• 2 luge vaj ulliri
• kripe
• piper

Menyra e pergatitjes:

1.

Priteni pataten ne feta te holla. Ne nje tigan antingjites hidhni vajin dhe lereni te ngrohet.
Me pas vendosni fetat e patates ne menyre radiale duke mbuluar plotesisht fundin e tiganit.

2.

Hidhini kripe, perhapni djathin parmigiano te grire persiper dhe gatuajini ne zjarr mesatar per 5 minuta me kapak.
Hidhni siper patateve salcen e domateve duke e perhapur me nje luge, hidhini pak kripe dhe vendosni fetat e djathit scamorza.
Ne fund, vendosni ne qender te pices nje veze te tere. Kompletojeni me pak kripe dhe piper dhe vazhdoni gatimin edhe per 5 minuta te tjera me kapak.
Hiqni kapakun dhe lereni te pushoje edhe 2 minuta te tjera para se ta sherbeni.

3.

Shtoni fetat e proshutes rreth vezes dhe sherbejeni.

Burimi: cucchiaio.it

Keshille: Nese deshironi mund ta gatuani ne furre, duke vene siper taves nje leter gatimi.

femra-moderne.com