Ja cfare duhet te dini rreth shampos

Pastrim dhe kurim: ja cfare duhet te dini rreth shampos

Shampoja është një produkt për larjen e flokëve, e cila përmban substanca të afta për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Por gjithashtu është edhe një produkt që kujdeset për flokët: substancat trajtuese ndihmojnë në mbajtjen e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Sasia

Mos e teproni me sasinë: sasia e tepërt e than së tepërmi flokun larje pas larjeje. Për të llogaritur sasinë e duhur mund të përdorni një lugë çaji: mjafton një lugë nëse flokët janë të shkurtër, 2 nëse janë mesatarë dhe tre nëse janë të gjatë. Nëse flokët nuk janë të pistë mjafton vetëm një larje me shampo.

Vazhdoni leximin me poshte

Aplikimi

  • Nëse flokët tuaj janë të prishur ose delikatë, përpara se të hidhni shampon në kokë, në fillim hollojeni me pak ujë.
  • Në rastet e tjera mos e holloni, për të shmangur që principet aktive të cilat ndodhen në formulë të humbasin efikasitetin e tyre.
  • Shampon aplikojeni gjithmonë kur flokët të jenë të lagur, nën rrjedhjen e ujit, duke u përpjekur ta përhapni sa më mirë në pjesët e yndyrshme. Pasi e keni masazhuar produktin për disa sekonda, hidhni pak ujë në kokë në mënyrë që shampoja, duke zbritur, t’i pastrojë flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Në këtë mënyrë kufizoni kontaktin e shampos me majat që në përgjithësi janë pjesa më e thatë dhe e prishur.

Shpëlarja

Duhet të zgjasë në mënyrë që të mos mbeten teprica shampoje që ta rëndojnë dhe acarojnë flokun. Për të hequr produktin përdorni ujë të vakët (uji i nxehtë e ashpërson flokun), duke e përfunduar procesin me ujë të ftohtë që e forcon flokun dhe e bën më të shndritshëm.

Si t’i zgjidhni

  • Shampot ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ato i gjejmë në formë xheli, kremi ose vaji. Shampot në formë kremi dhe xheli janë të lehta, prodhojnë shkumë, e cila largon papastërtitë. Shampoja në formë vaji falë përbërjes së saj heq yndyrën e tepërt së bashku me papastërtitë, pa e dobësuar flokun. Pastron, nuk prodhon shkumë dhe i risjell flokut ekuilibrin yndyror të duhur.
  • Elementi i parë që duhet të keni parasysh kur zgjidhni një shampo është që të jetë një produkt delikat. Në përgjithësi shampoja e përshtatshme duhet të dallohet në bazën e disa elementëve. Që të orientoheni kur të zgjidhni shampon, duhet të keni parasysh që produktet që janë në treg janë formuluar për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur kërkesave të një lloji specifik floku (për shembull, në paketim shkruhet diçitura: “për flokë delikatë”, ose “për flokë me zbokth”. Për shembull, nëse keni flokë delikatë, keni edhe zbokth, sugjerimi është t’i blini të dyja llojet e shampos dhe t’i alternoni në çdo larje.

femra-moderne.com