Ushtrimet që ju japin energji

Fitoni më shumë energji me ushtrimet tona, prandaj mblidhni forcat tuaja dhe arrini aty ku dëshironi.

forma1

1- Pozicioni bazë: këmbët mbajini paralel dhe hapini sa gjerësia e legenit.

2- Çlirojeni legenin sikur doni të uleni në një stol.

3- Ngrihuni dhe uluni duke harmonizuar lëvizjet me frymëmarrjen.

4- Kryeni rrotullime të ngadalta të legenit: kërkoni një rrotullim të paqëndrueshëm dhe të harmonishëm, rrisni gradualisht gjerësinë, pastaj zvogëlojeni pak e nga pak derisa të mos duket fare.

5- Shtrini krahët përpara vetes, bashkoni duart, mbështetini përpara kraharorit sikur luteni dhe bërrylat mos i lëvizni.

forma3

6- Duke kontrolluar lëvizjen, që duhet të jetë shumë e lehtë, duart ngrijini lart: filloni nga zona e zemrës dhe deri sipër kokës.

7- Kryqëzoni gishtat dhe çojini duart pas zverkut dhe gishtat e mëdhenj përgjatë qafës.

8- Duke mbajtur mjekrën prapa hapni sytë, më pas hapni bërrylat për të zgjeruar kraharorin. Filloni shtyni zverkun drejt duarve duke i mbajtur bërrylat të hapura sa më shumë të jetë e mundur.

9- Zgjidhini duart, çojini përgjatë trupit, dhe pas një çasti qetësie, vraponi në vend duke goditur me forcë dyshemenë.

10 Ngrijini shpatullat lart, shtrëngoni grushtat dhe ulini krahët.

Ushqimet gjallëruese

  • Thjerrëzat: rriten shpejt dhe kalben rrallë. Farat si ato të sojës, grurit, tërshërës, qiqrës, janë shumë të mira në sallatë. Duke e parë nga një këndvështrim ushqyes janë një burim i çmuar vitaminash dhe kripërash minerale.
  • Një burim tjetër energjie gjendet tek frutat dhe perimet e centrifuguara. Pijini gjithmonë dhe bëjeni zakon t’i hani me dy bajame, që janë shumë të pasura me vitamina.
  • Zgjidhni karota, pjeshka, agrume dhe fiq për të fuqizuar sistemin imunitar; manaferra, kumbulla dhe boronica për të përmirësuar qarkullimin; selino dhe rrush për t’u dezintoksikuar; domate, banane, ananas, kivi, kumbulla, kajsi dhe luleshtrydhe për më shumë energji. femra-moderne.com