Pija që ju dobëson, pastron trupin dhe dhuron shëndët

3 ushqimet më të mira për të rënë nga pesha janë: molla, xhenxhefili dhe limoni. Ato shkrijnë yndyrat, kryesisht në zonën e barkut, ulin fryrjet e barkut dhe ndihmojnë procesin e tretjes. Por jo vetë kaq: nëse doni të pastroni trupin nga helmet apo doni me shumë energji, ju keshillojme ta konsumoni ketë pije. Ja si të bëni një koktejl shendeti me keto tre perberes.

E mira e këtij kokteijli është se mund të jetë efikas edhe nëse konsumohet në sasi të vogla: vetëm një gotë në ditë, esëll, çdo ditë për një muaj rresht jep efekte fantastike në rënien në peshë.

molla1Përveç kësaj, kokteijli me lëng molle, lëng limoni dhe xhinxher ka veti të fuqishme terapeutike për shkak të përbërësve të saj. Molla dhe limoni janë të pasura me antioksidantë dhe flavonoide. Limoni është një burim i pasur me vitaminë C. Kokteijli me lëng molle dhe limoni largon toksinat nga organizmi, eleminon kolesterolin, parandalon sëmundjet e zemrës, ka veti antikanceroze, antiinflamatore, rrit aktivitetin e mëlçisë, redukton gurët në veshka, ul rrezikun e sulmit në zemër, ndihmon funksionin e zorrëve, etj.

Gjithashtu mund te lexoni: Pse duhet te pini uje me limon ne mengjes 

Gjithashtu mund te lexoni: Perfitimet shendetesore te limonit

Prania e xhenxhefilit i shton mjaft veti terapeutike këtij lëngu të mrekullueshëm, si: stimulon qarkullimin e gjakut, kuron disa lloje kanceri, lufton sëmundjet e zorrës së trashë, është analgjezik, kuron çrregullimet menstruale, shton potencën seksuale, shton dhe përmirëson spermatozoidet, etj.

Kjo pije siguron që ju po e pasuroni trupin tuaj me vlera ushqyese që çdo mëngjes. Gjithashtu mund ta pini edhe në mes të pasdites për te rritur ne mënyrë natyrale energjinë, në vend që të pini një kafe.

I mbushur me vitamina A, B, dhe C, kjo pije ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe për të hequr mukusin nga trupi. Përveçse ndihmon në tretje, xhenxhefili është çelësi për të qetësuar stomakun kur nuk është mirë ose nga të përzierierat.

moll2Përgatitja

1/2 limon i qeruar
2 mollë jeshile
1 copë xhenxhefil i freskët rreth 2 cm i gjatë

Vendosni limonin në shtrydhëse frutash, pastaj shtoni mollët dhe xhenxhefilin. Përzijeni nëse është e nevojshme dhe shijojeni menjëherë.

Nëse lëngu është shumë pikant për ju, mund te shtoni edhe një mollë në recetë. Për të përmirësuar shijen dhe shtuar vlerat ushqimore, mund t’i shtoni lëng luleshtrydhe, lëng dardhe, lëng portokalli etj. Njëkohësisht, mund t’i shtoni edhe kanellë.

Përdorimi
Kokteijli me lëng molle dhe lëng limoni konsumohet 1 gotë në mëngjes esëll. Për efekte më të mëdha, ai mund të konsumohet disa herë gjatë ditës para buke.

Start typing and press Enter to search