Një bark i sheshtë nëpërmjet masazhit

Për një bark të sheshtë e të lëmuar, ja cilat jane produktet e duhura, që kombinohen me ushtrimet tonifikuese

Eliminoni grumbullimet e vogla dhjamore, holloni belin, rijepuni kompaktësi indeve dhe lëmoni lëkurën. Këto janë qëllimet për një bark të sheshtë, tonik dhe të fortë.
Për të arritur rezultate të mira në një kohë të shkurtër duhen ndjekur rregullisht përkujdesjet e duhura kozmetike, që ndihmojnë në ridizenjimin e kontureve të trupit falë principeve drenazhuese.

I patëmetë

Një operacion që duhet ndjekur rregullisht është skëlfitja e lëkurës për ta bërë të lëmuar, të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Nëse keni një lëkurë të ndjeshme dhe të hollë, mjafton ta skëlfisni një herë në muaj; ndërsa, nëse lëkura juaj është më e ashpër dhe e trashë duhet ta përsërisni eksfolimin një herë në javë.

  • Për trupin ekzistojnë produkte specifike që aplikohen përpara banjës ose dushit, duke e ndihmuar veten me një dorezë prej jeleje.
  • Në bark, ku lëkura është pak a shumë delikate dhe irritohet shumë lehtë, është mirë të shmangni fërkimet shumë energjike; masazhojeni produktin me dorë të lehtë dhe lëvizje rrethore.
  • Eksfolimi, që ndiqet nga një shpëlarje e kujdesur, konsiston në eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të gatshme për të përthithur më së miri principet aktive që ndodhen te trajtimet kozmetike. Në këtë mënyrë efektshmëria e tyre është në majat më të larta.

bark i shehste2Holloni, modeloni dhe forconi

Kur keni nevojë të holloni konturet e barkut dhe ta bëni më tonik, mund të kërkoni një zgjidhje kozmetike, efikase dhe të këndshme, te kremrat dhe emulsionet e formuluara enkas për bukurinë e kësaj zone.

  • Produktet e reja përmbajnë përbërës të seleksionuar me origjinë natyrale dhe fitoekstrakte me veti lipolitike, që veprojnë si “djegës-yndyrnash”, por mbi të gjitha përmirësojnë dukshëm pamjen e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe elastike.
  • Të pasura me substanca zbutëse, këto formula zëvendësojnë me efikasitet kremin normal hidratues, duke shmangur që në lëkurë të shfaqen gjurmë thatësie; përveç të tjerash përmirësojnë kompaktësinë e lëkurës.
  • Duke i aplikuar me vazhdimësi, këto produkte kontribuojnë në shkrirjen e grumbullimeve dhjamore, stimulojnë qarkullimin e gjakut sipërfaqësor dhe përmirësojnë prurjen e oksigjenit te indet e lëkurës, në mënyrë që të favorizojnë eliminimin e grumbullimeve dhjamore të lokalizuara.
  • Këtyre substancave holluese u shtohen principe aktive të ndryshme, me origjinë natyrale (si esktraktet bimore, algat e detit, vitaminat), me veprim drenazhues, përforcues dhe rigjenerues, për të pakësuar mbajtjet e lëngjeve dhe për ta bërë lëkurën e barkut më elastike, tonike dhe kompakte.
  • Që të japin rezultate të mira, këto trajtime duhen aplikuar rregullisht, duke i përhapur në bark, bel dhe ije, në mëngjes e mbrëmje për rreth 2-3 muaj.

barkuSi t’i masazhojmë

Për të aplikuar këto produkte dhe për të thjeshtuar depërtimin e tyre, është mirë të praktikoni një masazh të shkurtër.

  • Përhapet kremi me 3 gishta të dorës së djathtë. Mbajini të tendosur dhe fërkoni lëkurën rreth kërthizës. Procedoni duke vizatuar me gishtat e dorës së hapur rrathë bashkëqendrorë gjithnjë e më të mëdhenj në kahun orar, për të forcuar muskujt.
  • Zona që masazhohet përfshin barkun, stomakun, belin dhe ijet. Këto dy zonat e fundit fërkohen me lëvizje të vogla rrethore, duke ushtruar një presion më të fortë.
  • Në fund, “pickohen” me delikatesë indet, për një efekt oksigjenues, tonifikues dhe hollues.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search