Kimioterapia është një trajtim mjekësor, e cila nëpërmjet medikamenteve arrin të shkatërroje qelizat kancerogjene.
Kanceri përbën një sëmundje vdekjeprurëse, i cili është në gjendje të marrë shumë jetë pacientësh nëse ata nuk marrin trajtimin e menjëhershëm mjekësor. Hapi i më i rëndësishëm në trajtimin e tj është diagnostikimi në stadet fillestare, duke parandaluar zhvillimin apo përhapjen e tij në organe të tjera. Një nga alternativat që vlerësohet për efikasistetin e saj në luftën ndaj kancerit është kimioterapia.
- Kimioterapia mund të ofrohet në forma të ndryshme: e thjeshtë ose e përbërë nga kombinimi i medikamenteve.
- Krahas medikamenteve që kanë funksion trajtimin e kancerit duke luftuar qelizat kancerogjene, mjekët gjithashtu mund të zgjedhin përdrimin e medikamenteve që do të bllokonin efektin nxitës të hormoneve në trupin e njëriut, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kancerit. Por njëkohësisht ata mund të përzgjedhin edhe terapi biologjike të cilat nxisin sistemin imun të njeriut për të luftuar kancerin.
- Në kushte normale këto substanca autoimune prodhohen vete nga trupi i njeriut, por në sasi të vogla të cilat nuk mund të mposhtin të vetme kancerin. Për këtë arsye mjekët përzgjedhin përgatitjen e tyre në kushte laboratorike dhe ofrimin e tyre te pacientët e diagnostikuar me kancer.
Çfarë është kimioterapia?
E quajtur edhe “chemo”, është një mënyrë për të trajtuar kancerin që përdor medikamente për të vrarë qelizat e kancerit.
Si funksionon kimioterapia?
Ajo godet qelizat që rriten dhe ndahen shpejt, siç bëjnë qelizat e kancerit. Ndryshe nga rrezatimi ose kirurgjia, të cilat kanë fusha të caktuara, kimioterapia mund të funksionojë në të gjithë trupin tuaj. Por ajo gjithashtu mund të ndikojë edhe në disa qeliza të shëndetshme që rriten shpejtë, si ato të lëkurës, flokëve, zorrëve dhe palcës së eshtrave. Kjo është arsyeja që shkakton disa nga efektet anësore te trajtimit.
Çfarë bën kimioterapia?
Kjo varet nga lloji i kancerit që keni dhe stadi në të cilin është.
- Kuron: Në disa raste, trajtimi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit deri në pikën që mjeku nuk mund t’i dallojë më ato në trupin tuaj. Pas kësaj, rezultati më i mirë është se qelizat kancerogjene nuk kthehen kurrë më, por kjo nuk ndodh gjithmonë.
- Kontrollon: Në disa raste, kimioterapia mund të jetë në gjendje vetëm që të mbajë nën kontroll kancerin që të mos përhapet në pjesë të tjera të trupit tuaj ose të ngadalësojë rritjen e tumoreve.
- Lehtëson: Në disa raste, kimioterapia nuk mund të kurojë ose të kontrollojë përhapjen e kancerit dhe përdoret thjesht për tkurrjen e tumoreve që shkaktojnë dhimbje ose presion. Këto tumore shpesh vazhdojnë të shfaqen përsëri.
Si përdoret kimioterapia?
Ndonjëherë, përdoret për të trajtuar vetë kancerin, por më shpesh përdoret në kombinim me:
- Kirurgjinë: Një mjek heq tumoret kanceroze ose indet, ose organet e kontaminuara me qeliza kanceroze.
- Terapinë e rrezatimit: Një mjek përdor grimca radioaktive të padukshme për të vrarë qelizat e kancerit.
- Terapinë biologjike: Material i gjallë në formën e baktereve, vaksinave ose antitrupave futen me kujdes për të vrarë qelizat e kancerit.
Kimioterapia mund të përdoret për:
- Të hequr një tumor para terapisë rrezatuese ose kirurgjisë – që quhet kimioterapia neoadjuvante.
- Të shkatërruar qelizat e mbetura të kancerit pas operacionit ose terapisë rrezatuese – të quajtur kimioterapia adjuvante.
- Të bërë terapitë e tjera (biologjike ose rrezatimi) më efektive.
- Të shkatërruar qelizat e kancerit që rishkafen ose përhapen në pjesë të tjera të trupit tuaj.