Tartë me marmalatë limoni qe mund ta provoni ne dy versione: recete tradicionale ose light (te lehte).
Kaloritë për racion të recetës tradicionale 550
Kaloritë për racion të variantit light 290
Përbërësit për 4 persona:
Receta tradicionale:
- 200 g miell,
- 100 g gjalpë,
- 100 g sheqer,
- 3 të verdha veze,
- lëkurën e gjysmës së limonit, kripë,
- 150 g marmalatë limoni,
- gjalpë për formën
Varianti light:
- 100 g miell të pasitur,
- 100 g miell të bardhë,
- 50 g gjalpë,
- 50 g sheqer të kuq,
- një të verdhë veze,
- një vezë të plotë,
- një limon, pak kripë,
- 150 g marmalatë limoni pa sheqer,
- gjalpë ose vaj për formën
Përgatitja
- Lëreni gjalpin të zbutet në temperaturën e ambientit. Në një tas sitni të dy llojet e miellit me pak kripë.
- Shtoni gjalpin, vezët, lëkurën e limonit të grirë dhe sheqerin. Punojini përbërësit me shpejtësi.
- Formoni një top me brumin, mbështilleni me një letër kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
- Hapeni brumin në formë rrethi me një trashësi 1 cm. Rregullojeni në tepsinë e lyer me vaj ose gjalpë dhe kapini anësoret te tepsia.
- Shpojeni fundin me dhëmbët e një piruni. Hapni marmalatën.
- Piqeni në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.