A e dini se edhe takëmet flasin? Po, është e vërtetë, takëmet kane gjuhën e tyre.
Menyra se si i vendosim ato ne pjate ndihmon në dhënien e shenjave vizuale për kamerierin që ju shërben. Kjo gjuhë nuk është e vështirë të kuptohet dhe mund të mbahet mend lehtësisht nga të gjithë.
Te njohesh gjuhen e “thikes dhe pirunit” është një pjesë e rëndësishme e etiketës së tryezës. Shikoni me poshte dhe mundohuni te mbani mend:
Fillimi
Kjo eshte pamja e pare qe tregon fillimin e te ngrenit.
Po bej pushim, por s’kam mbaruar
Nese jeni ne mes te nje bisede dhe nuk e keni mbaruar akoma ushqimin tuaj, mund te perdorni kete shenje qe ngjan me shkronjen “V” kokeposhte.
Gati per pjaten e radhes
Nese doni te kaloni ne pjaten e radhes, mund te perdorni kete shenje. Formoni nje kryq me thiken dhe pirunin, ku piruni te jete vertikalisht, ndersa thika holizontalisht.
Nuk me pelqeu!
Nese ushqimi nuk ishte i kenaqshem per ju, etiketa e duhur per ta bere te ditur tek kamarieri kete gje eshte duke vendosur tehun e thikes brenda dhembeve te pirunit dhe duke formuar shkronjen “V” mbrapsht.
Ishte e shkelqyer
Nese ushqimi ju pelqeu dhe keni mbaruar se ngreni, atehere mund te perdorni kete gjuhe takemesh. Vendosni thiken dhe pirunin horizontalisht me tehun e thikes drejtuar per lart.
Kam mbaruar
Kamarieri nuk ka pse t’ju pyese nese keni mbaruar apo jo, nese ju i vendosni takemet ne kete pozicion.