Diagnostikimi nepermjet ekografise konsiderohet një procedurë e sigurt dhe jo invazive nga shumica e komuniteteve mjekësore, kjo sepse përdor valë zanore me fuqi të ulët.
Ekografia është një test mjekësor jo-invaziv që ndihmon mjekët të diagnostikojnë dhe trajtojnë problemet shëndetësore. Ajo prodhon pamje të organeve dhe strukturave të tjera në pjesën e sipërme të barkut.
E sigurt dhe pa dhimbje
Ajo prodhon pamje të brendshme të trupit duke përdorur ultratingujt. Ajo përbëhet nga një transmetues i vogël (sondë) dhe xheli i ekografisë që vendoset direkt në lëkurë. Valët zanore transmetohen përmes xhelit nga sonda në trup. Transmetuesi mbledh tingujt që kthehen pas dhe një kompjuter pastaj i përdor këto valë zanore për të krijuar një imazh.
Ekografia nuk përdor rrezatim jonizues (siç përdoret në radiografi), kështu që nuk ka asnjë ekspozim të pacientit ndaj rrezatimit. Meqenëse pamjet e ekografisë janë kapur në kohë reale, ato mund të tregojnë strukturën dhe lëvizjen e organeve të brendshme të trupit, si dhe gjakun që rrjedh përmes enëve të gjakut.
Pjesë e ekzaminimit ekografik të barkut mund të jetë edhe Eko Doppler. Eko Doppler është një teknikë e veçantë ekografike që lejon mjekun të shohë dhe të vlerësojë fluksin e gjakut në arteriet dhe venat e barkut, krahëve, këmbëve, qafës dhe / ose të trurit (në foshnjat dhe fëmijët), ose në organe të ndryshme të trupit si mëlçia apo veshkat.
Ekografia e barkut është kryhet për të vlerësuar:
- Veshkat;
- Mëlçinë;
- Tëmthin;
- Pankreasin;
- Shpretkën;
- Aortën abdominale dhe enët e tjera të gjakut të vendosura në bark.
Ekografia eshte perdorur per te ndihmuar ne diagnostimin e nje sere semundjeve, si:
- Dhimbje apo fryrje barku;
- Funksion jo-normal të mëlçisë;
- Zmadhim të organeve të barkut;
- Gurë në fshikëzën e tëmthit apo veshka;
- Aneurizmat e aortës.
- Ekografia mund të përdoret gjithashtu për të drejtuar biopsitë.