Gjëndrat tiroide: Ushqimet që e ndihmojnë dhe ato që e dëmtojnë

Gjëndra tiroide ka si funksion themelor krijimin dhe konsumimin e energjisë nga organizmi, në situata të lodhjes kronike, të dobësimit apo edhe mbipeshës të një invidivi shpesh duhet kërkuar problemet e kësaj gjëndre.

Gjëndra tiroide prodhon hormonet e saj, nëse këto hormone prodhohen më tepër se limitet normale atëherë metabolizmi shpejtohet dhe zhvillohet sëmundja e hipertiroidit. Nëse prodhohen më pak se limitet normale atëher metabolizmi ngadalësohet dhe zhvillohet sëmundja e hipotiroidit.

Ushqimet që e ndihmojnë dhe ato që e dëmtojnë

Gjëndrat ndikohen nga ushqimet dhe faktorë të tjerë dietetik. Është mirë të njihemi me ushqimet që e frenojnë këtë gjëndër dhe ato që e stimulojnë prodhimin e saj.

  • Omega-3 luan rol të rëndësishëm ne funksionet e tiroideve. Mundohuni të konsumoni më shpesh peshk ( minimumi 2 herë në javë).
  • Jodi është i domosdoshëm për funksionet e tiroideve. Personat me hipotiroidi kanë nevoj që ta konsumojnë kripën me jod ndërsa ata me hipertioridi pa jod.
  • Ushqimet e pasura me vitaminë E shtojnë absorbimin e jodit në trup.
  • Ushqimet që janë të pasura me zink si: bademi, produktet e detit, mishi, farra, pula, qumështi, veza duhen të marrin vend më shpesh në shujtat që i konsumoni.
  • Minerali selen ka rol të rëndësishëm për tiroide. Nëse në trup mungesa e selenit dhe jodit paraqiten në të njejtën kohë, atëherë shërimi do të ngadalësohet. Ushqimet që kanë përmbajtje të selenit janë: lakra, lulelakra, brokoli, lakra e brukselit, kale, etj. Nëse vuani nga tiroidja, mbi te gjitha nga hipotiroidja, rekomandohet që këto ushqime të mos i konsumoni të freskëta, por të gatuara.
  • Edemat shfaqen shpesh tek të sëmurët me tiroide. Për këtë arsyje mos e shmangni konsumimin e ujit, mundohuni të konsumoni 2-2.5 litra ujë në ditë.
  • Çokollata është e pasur me bakër, por duhet të konsumohet me kujdes sepse mund të largojë selenin nga trupi.
  • Personat që vuajnë nga hipertiroidja duhet të shmangin konsumin e çajit, kafes, alkoolit dhe nikotinines sepse këto ushqime e shpejtojnë metabolizmin.

Me rëndësi!

Shmangni stresin, sepse është një faktor i rrezikshëm për sëmundjet e tiroideve.

femra-moderne.com