Për një trup të mrekullueshëm, si Gisele Bundchen

Bukuroshja braziliane ka një siluetë të përsosur. Lexoni më poshtë, që të mësoni se si edhe ju të keni një figurë të tillë.

Të jesh supermodele s’do të thotë medeomos ta kalosh jetën duke ngrënë kërcej selinoje dhe karota, për të qëndruar në formë. Gisele Bundchen ka një nga trupat më të pëlqyer në botë dhe, fatmirësisht për të, nuk përtyp vetëm gjethe sallate.

Bukuroshja amazoniane 25 vjeçare ndjek një dietë që është e pasur në proteina dhe hekur, e varfër në yndyrna. Dhe, për më tepër, ajo pëlqen shumë të hajë mish – dy racione në ditë.

Rezultate imazhesh për giselle bundchen horse riding

Ajo konsumon një gamë të tërë vaktesh të balancuara dhe të shëndetshme, si për shembull, biftek pa dhjamë me pilaf dhe bathë. Ndërkohë që ajo i lejon vetes të kënaqë dëshirën e saj për mish, nga ana tjetër ajo shmang ushqimet e yndyrshme dhe ato ushqime që kanë sasi të mëdha sheqernash të përpunuara.

Imazh i ngjashëm

Gisele ka gjithashtu edhe një as nën mëngë – açai.

Acai një frut që rritet në pyjet e Amazonës braziliane, që thuhet se është një nga ushqimet më ushqyese në botë. I mbushur me yndyrnat e mira, që gjenden edhe te vaji i ullirit, me nivele të larta të vitaminës A dhe C, fibra, hekur dhe kalcium, mund të konsumohet edhe shoqëruar me banane dhe guarana. Fruti i purpurt përmban gjithashtu nivele të larta të antocianinës, një antioksidues që gjendet edhe te vera e kuqe dhe që ndihmon në pakësimin e rrezikut të infarktit.

Fitness-i dhe sporti

Këto ushqime i japin asaj edhe energjinë për të marrë pjesë në sportet e saj të preferuara, vozitje me kajak, hipizëm, trapez, volejboll. Duke u marrë me sporte që i pëlqen me të vërtetë, modelja atletike jo vetëm që djeg kalori në një përqindje të habitshme, por edhe përfiton të mira të tjera.

Rezultate imazhesh për giselle bundchen kayak

  • Për shembull, hipizmi – që mund të djegë deri në 300 kalori për orë – përmirëson qëndrimin, rrit fortësinë e trupit dhe zhdërvjelltësinë e pjesës së brendshme të kofshëve.
  • Vozitja me kajak është një kalori djegëse fantastike. Brenda dy orësh mund të digjni plot 1.000 kalori, ndërkohë që tonifikoni pjesën e sipërme të trupit dhe muskujt abdominalë.
  • Dhe, ndërkohë që të mësuarit e trapezit mund të duket diçka e pazakontë për t’u stërvitur, kjo disiplinë ndihmon në forcimin dhe zhdërvjelltësinë e shpatullave dhe kofshëve. Me të mund të digjni 221 kalori në dy orë.
  • Gisele adhuron gjithashtu edhe volejbollin në plazh (beach volley).
  • Dhe, sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Gisele mund të bëjë be për atletet Masai Barefoot Technology. Të njohura si atletet “magjike”, janë të vetmet që kanë tabane me shtresa dhe të harkuara, që ndihmojnë në forcimin dhe tonifikimin e trupit, pakësimin e celulitit dhe inkurajimin e muskujve që nuk përdoren shumë gjatë jetës së përditshme.
  • Kombinimi i një diete të shëndetshme me ushtrime të gëzueshme për t’u bërë, bën që Gisele t’i lejojë vetes edhe ndonjë braktisje me raste të dietës së saj. Ajo pranon se ndonjehere i pëlqen të konsumojë panine dhe patate të skuqura.

Por, edhe pse tani Gisele ka një trup të mrekullueshëm, jo gjithmonë e ka patur të tillë. Kur ishte adoleshente, shokët e saj edhe talleshin, sepse ishte tepër e thatë. Ajo tregon: “Më quanin Olive, si gruaja e Popeye-it, ose Skeleti”.

Rezultate imazhesh për giselle bundchen fitness

Plani i ushtrimeve

Seksione në javë: Nga tre në pesë

Aktivitetet e sugjeruara:

  • Një orë vozitje me kajak
  • Dy orë hipizëm
  • Dy orë trapez
  • Një orë ecje me atletet Masai Barefoot Technology

Dieta ditore e Gisele

https://femra-moderne.com/dieta-ditore-e-supermodeles-se-famshme/

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search