Mirësjellja e mysafirit të përsosur
Nuk dini asnjëherë se çfarë të çoni kur shkoni për vizitë? Ose si të veproni kur ju vjen llogaria? 3 dalje “të vështira” që zgjidhen me stil
1) Kolegë ose miq jo shumë të ngushtë ju ftojnë për darkë në shtëpinë e njërit prej tyre.
Mos pyesni se cilët janë të ftuarit e tjerë. Dhe, sidomos, jini e përpiktë. Përgjigjia e dilemës “Çfarë të çoj?” është: verë (2 shishe për çdo 6 persona); zgjidhni verën Moskat ose një tjetër që ju pëlqen. Ose çoni një ëmbëlsirë, ajo gjithmonë është shumë e mirë.
2) Shkoni për herë të parë në shtëpinë e të dashurit tuaj për të takuar prindërit.
Dhuroni një tufë me lule. Nëse ushqimet që janë vënë në tavolinë nuk ju pëlqejnë, mos kërkoni asgjë tjetër: përshtatuni dhe hani. Falenderoni vetëm një herë, kur të dilni për të ikur.
3) Ai ju çon në restorant me shefin e tij.
Nuk e keni zgjedhur ju lokalin, kështu që shmangini kritikat. Kur të vijë koha e llogarisë, bëni sikur s’po shikoni. Por falenderoni me një fjali të llojit: “U kënaqëm shumë”.