Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë e të lehtë për gatimin e jufkave në shtëpi.
Përbërësit:
- 7 të verdha veze
- 1 vezë e plotë
- 1 kg miell
- Qumësht
Përgatitja:
- Përzieni miellin me vezët dhe shtoni qumësht deri sa brumi të zihet siç duhet.
- Qumështi duhet hedhur ngadalë për aq sa ka nevojë formimi i brumit.
- Pasi brumi të jetë i njëtrajtshëm, futeni në një enë, mbështilleni me napë dhe lëreni të vijë për një orë.
- Pasi brumi të ketë ardhur, filloni formoni kuleçë të vegjël.
- Hapja e kuleçëve është një proçes që mund të bëhet më i lehtë duke përdorur niseshte.
- Petat e hapura duhet të jenë të mëdha, në të njëjtat përmasa të tepsive.
- Secila prej petave të hapura duhet vendosur mbi një copë të pastër për tu tharë.
- Nuk duhet ta teproni me tharjen, sepse më pas prerja e shiritëve do të vështirësohet.
- Pas tharjes, secila prej petave duhet rrumbullakosur si rulo dhe prerë hollë.
- Fijet e formuara mund t’i shpurpurisni dhe t’i vendosni mbi copat e pastra e të mëdha për t’u tharë.
- Pasi të jenë tharë plotësisht, jufkat duhen vendosur në qese ose kuti.
- Jufkat mund t’i përgatisni shumë thjesht sipas recetave të ndryshme që përdoren për gatimin e makaronave.
Receta nga: AgroWeb
femra-moderne.com