Kallamarë të mbushur

Receta: Kallamarë të mbushur

Mesoni se si te beni nje gatim te shijshem deti, thjeshte dhe shpejt: Kallamarë të mbushur. Mos harroni te shtoni perberesit, ne varesi te numrit te personave qe do ta shijojne kete recete

Kallamaret janë ushqim me energji të ulët, prandaj janë ideale nëse po ndiqni një dietë me pak kalori. Ato jane të pasur me proteina me vlerë të lartë biologjike dhe kane pak yndyra. Jane te pasur me kripera minerale si natriumi, kaliumi, kalciumi dhe fosfori. Përsa i përket vitaminave, kallamaret përmbajne Niacin (vitamine PP) dhe Vitamine A.

Përbërësit për 1 person

  • 2 kallamare mesatare,
  • 2 lugë bukë të grirë,
  • 1 thelpi hurdhë,
  • 1 tufë majdanoz,
  • 1 lugë e vogël vaj ulliri,
  • 3 kokrra kaparine,
  • kripë,
  • piper kokërr

Përgatitja

  • Lani kallamaret dhe grini tentakulat e tyre.
  • Grini hollë hurdhën dhe majdanozin dhe vërini në një tas me bukën e grirë, vajin, tentakulat, kaparinat e grira pa kripë dhe piperin e sapo shtypur. Kriposini dhe përziejini mirë.
  • Shpojini kallamaret me një pirun, në mënyrë që të mos hapen gjatë gatimit, më pas mbushini me bukën e grirë.
  • Vendoseni peshkun në një tepsi, shtoni disa lugë ujë dhe piqini në furrë për 15 minuta në temperaturën 180 gradë.

femra-moderne.com