Divjaka transformohet ne plantacion shegësh

Një projekt transformues po zbatohet në Divjakë, ku po krijohen plantacione me drurë frutorë, në kuadër të programit të gjelbërimit të Shqipërisë me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ofron pamje spektakolare të planatacionit të ri të shegëve që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155583426856523/

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të një plantacioni të ri shegësh që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës, si pjesa e parë e një projekti të madh transformues aty ku deri dje nuk mbillej dot asgjë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Një ndër burimet alternative për zbatimin e programit të gjelbërimit të Shqipërisë me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 është edhe krijimi i plantacioneve me dru frutorë.

Në kuadër të këtij programi pak ditë më parë ministrat Klosi dhe Peleshi mbollën fidanë shege në një nga fermat e reja në Divjakë, ku tashmë numërohen plot 100 mijë dru frutorë.

Mbjellja e fidanëve frutorë mbështetet me një skemë të përbashkët nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nëpërmjet financimit të fermerëve në mbarë vendin. Burimi: ATA

femra-moderne.com