Test: Je Kësulëkuqe, Gjahtare apo Ujkonje?

Zbuloni nëse brenda jush fshihet e pafajshmja Kësulëkuqe, Gjahtarja apo Ujku.

Të ka pëlqyer më tepër:

  • Kodi i da Vinçit – 1 pike
  • Pretty Woman – 3 pike
  • Spiderman  – 2 pike

Preferon të hash:

  • Ushqim kinez – 2 pike
  • Ushqim meksikan – 1 pike
  • Sushi – 3 pike

Në televizor shikon më tepër:

  • Reality show – 1 pike
  • Telenovelat – 3 pike
  • Lajmet – 2 pike

Preferon të shkosh në:

  • Sharm el Sheikh – 3 pike
  • Patagoni – 1 pike
  • Pragë – 2 pike

Sporti yt i preferuar:

  • Deltaplani – 2 pike
  • Zhytjet nënujore – 3 pike
  • Rafting – 1 pike

Në darkë preferon të shkosh:

  • Në teatër – 3 pike
  • Në një ekspozitë – 2 pike
  • Në kinema – 1 pike

Është më e keqe nëse parteri yt të tradhton:

  • Me një grua – 3 pike
  • Me një burrë – 1 pike
  • Me një prostitutë – 2 pike

Deri në 8 pikë: Kësulëkuqe

Në pyllin e jetës ti ngjan me një Kësulëkuqe të pambrojtur dhe Ujqërit janë gati të të hidhen përsipër. Por është shpirti yt bujar që të bën të dukesh kështu, edhe pse i ke kaluar disa zhgënjime tashmë. Këshilla: mos u dashuro së tepërmi me mantelin e kuq, ndonjëherë është me mirë një fustan mbrëmjeje me taka të holla.

Nga 9 deri 15: Ujkonjë

Edhe familjarëve dhe miqve të tu, personaliteti yt i duket i dyanshëm, dhe shpeshherë, edhe ti vuan nga paaftësia për të pasur një sjellje të caktuar. Të tërheq naiviteti i një Kësulëkuqeje, por gjithashtu të ngjall zili gjahtarja që e bën për vete gjahun pa shumë probleme. Këshilla: sillu në një mënyrë sa më spontane.

Nga 16 deri 21: Gjahtare

Mirëseerdhe në grupin e femrave që nuk duhet të kërkojnë asgjë. Çdo herë që i vë syrin një gjahu, e arrin qëllimin. Por kujdes, sepse mund të ndodhë që ti të kthehesh në egërsirën e tij. Këshilla: shikoji më mirë sjelljet e tua sepse shpeshherë janë vetëndëshkuese dhe, vendos ta duash më tëpër veten.

© femra-moderne.com