Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë – Konfuci
https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/photos/a.295677923785305.77256.159528830733549/1802268779792871/?type=3&theater
Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve. – Anonime
Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj – Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg
Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon. -William A. Ward
Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij. – Henry Adams
Mësuesi duhet të jetë profet dhe portier i mbretërisë të së vërtetës hyjnore. – John Dewey
Arti më i lartë i mësuesit është të zgjojë gëzim në shprehje kreative dhe njohuri. – Albert Ajnshtajn
Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘e vërteta‘.– Dan Rathe
Ai njeri që i bën të lehta gjërat e vështira, është vetëm mësuesi. – Ralph Waldo Emerson
Mësuesi është përhapësi i dritës. – Luigj Gurakuqi
Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i cmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët. – Etiene Cabe
Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë. – Jean-Baptiste de La Salle
Kur ju mësoni birin tuaj, ju mësoni djalin e djalit tuaj. – Talmudi
Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri. – Anonime
Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal dhe fuqi minimale. – Tomas Szaz
Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari. – John Cotton Dana
Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet. – Kineze
Mësues është ai që bën të zhvillohen dy ide aty ku më parë zhvillohej vetëm një. – Albert Ajnshtajn