15 përdorime të veçanta të niseshtesë

15 përdorime të veçanta të niseshtesë

Përdorimi kryesor i saj është kryesisht për gatim, por niseshteja e misrit bën pjesë në ato produkte që gjejnë vend edhe përtej kuzhinës.

Niseshteja konsiderohet si pluhuri më praktik për amvisat. Ajo është përdorur nga qytetërime të ndryshme, jo vetëm në përgatitjen e produkteve kozmetike por edhe për ngjitjen e gjërave të thyera.

1. Niseshteja si lëndë trashëse

  • Niseshten mund ta përdorni për trashjen e salcave, supave apo lëngjeve të ndryshme të mishit.
  • Kur jeni duke gatuar një të tillë, thjesht shtoni pak niseshte të tretur në ujë dhe ushqimi do të ketë trashësinë e duhur.

2. Për një omletë të shkrifët

  • Niseshteja e misrit e bën omletën shumë të shkrifët. Mjafton të përzieni çerekun e një luge çaji niseshte me vezën dhe ta gatuani.

3. Niseshteja kundër irritimeve të lëkurës

  • Niseshteja e misrit qetëson lëkurën sidomos nëse jeni djegur nga dielli.
  • Përzieni tre lugë gjelle me niseshte në një gotë ujë të ftohtë dhe pastën e krijuar aplikojeni në lëkurë.
  • Pasi të jetë tharë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

4. Si deodorant

  • Kjo pudër është shumë e mirë në përthithjen e lagështisë.
  • Përziejeni me sodë buke dhe pak vaj arre kokosi dhe kështu keni krijuar një deodorant natyral kundër djersës.

5. Për heqjen e njollave të vajit

  • Hidhni niseshte misri mbi njollën e vajit. Në një orë ajo do të përthithë yndyrën dhe do të lehtësojë pastrimin përfundimtar të njollës.

6. Për zbërthimin e nyjeve

  • Nëse po përpiqeni të zgjidhni një nyje të lidhur fort, atëherë përdorni niseshten. Ajo do të lehtësojë çlirimin e fibrave dhe zbërthimin e tyre.

7. Per problemet e kembeve

Rezultate imazhesh për athlete's foot cornstarch

Niseshteja mund të parandalojë disa nga shqetesimet më të medha të këmbëve. Duke filluar nga kruarjet e këmbeve, lagështia, myku, çarja e thembrave ose mes gishtave, flluskat etj. Aplikoni niseshte ne kembet tuaja dhe brenda kepuceve.

8. Për ngjyrosjen e thonjve

  • Nëse ju pëlqejnë ngjyrat mat pa shkëlqim të manikyrit atëherë përziejeni niseshten me manikyrin në një enë të vogël dhe më pas aplikojeni menjëherë në thonj.

9. Për pastrimin e lodrave prej pellushi

  • Vendosini lodrat në një qese letre, hidhni niseshte, mbylleni qesen dhe shkundeni 2-3 herë.
  • Mbajeni mbyllur për gjithë natën dhe të nesërmen shkundeni në ballkon me gjithë papastërtitë.

10. Si shampo e thatë

  • Shampoja e thatë është shumë e mirë kur nuk keni kohë për një larje të zakonshme.
  • Bashkoni niseshten me vaj rozmarine dhe përdorni një furçë për ta vendosur në pjesën e rrënjëve. Ose mund ta përdorni edhe më vete e më pas krihni flokët mirë.

11. Kundër pickimit të insekteve

  • Përzieni tre lugë gjelle me niseshte me ujë të ftohtë dhe pastën e formuar vendoseni në zonën e prekur nga insektet.
  • Kruarja do të largohet menjëherë.

12. Niseshtja për pastrimin e argjendurinave

  • Përziejeni pak niseshte me nje gotë ujë dhe me masën e krijuar fërkoni enët, lugët dhe pirunjtë.
  • Pas tharjes, përdorni një napë të pastër për të hequr mbetjet.

13. Niseshteja për larjen e xhamave

  • Kombinoni pak uthull, ujë dhe niseshte dhe me këtë masë lani xhamat e shtëpisë.
  • Më pas, fshijini xhamat me një copë të pastër pambuku.

14. Për të gjallëruar librat e vjetër

Me kalimin e viteve, librat mbajnë erë myku e cila mund të largohet me pak niseshte.

15. Niseshte për të pastruar tapetet

  • Mund te pastroni tapetet me ndihmen e niseshtese. Aplikoni niseshte ne tapet dhe lereni per 30 minuta. Pastrojeni me pas me fshese korenti.
  • Nese ka njolla, aplikoni nje perzierje niseshteje me qumesht mbi shenje dhe lereni te thahet. Me pas ferkojeni me nje furce dhe pastrojeni me fshese korenti.

Burimi: remediesandherbs.com

femra-moderne.com