Saranda mes 10 qyteteve europiane si destinacion për 2018

Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, është një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare.

Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj pushime verore mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare.

Në një artikull të botuar nga revista italiane Donna Moderna, Saranda renditet ndër 10 qytetet europiane, destinacione të verës 2018.

  • Saranda, Shqipëri; rriten prenotimet për këtë vend të mrekullueshëm me diell dhe det. Më mirë të përfitoni shpejt, para se të përfundojnë rezervimet.
  • Seviglia, Spanjë, dinamike dhe në evolucion, historike.

Rezultate imazhesh për sevilia

  • Liqeni Lecerna, Zvicër: një perlë e vërtetë e vendosur mes katër kantoneve.
  •  Republika baltike (Estonia, Letonia Lituania); një itinerar i mahnitshëm (dhe low cost) mes arkitekturës, gastronomisë dhe kulturës.
  • Tbilisi, Gjerogji: një vend që shikon drejt së ardhmes me vetëdijen e traditave të tij.
  • Danzica, Poloni; për t’u zbuluar për bregdetin e saj të mrekullueshëm.
  • La Valletta, Malta: kryeqytet i kulturës 2018! Gati për festivalin, bienalen e artit, muzikën, por mbi të gjitha diell dhe det.
  • Alip Giulie, Slloveni: një parajsë për të apasionuarit pas natyrës në një cep të Europës.
  • Porto, Portugali; qendër dinamike artistike, kulturale dhe kulinare, me çmime (akoma) të arsyeshme.
  • Matera, Basilicata Itali; New York Times e cilëson “një nga sekretet e ruajtura më mirë të Italisë”.

femra-moderne.com