Rritja e zymbylit në ujë është mënyra më e bukur për t’i dhënë shtëpisë suaj ngjyra dhe aroma nga më të mrekullueshmet.
Përmes ngjyrave të tij të hareshme: vjollcës, rozës, të kaltrës, së bardhës, së verdhës dhe portokallies, luleve të mrekullueshme dhe aromës së tij të freskët, është vetë dielli që ndriçon në shtëpi.
Kjo aromë e gjallë nuk kërkon shumë. Pak ujë çdo dy ditë, në bazë të nivelit të nxehtësisë. E vetmja gjë që i duhet, është një mbështetëse apo një spango kur lulet bëhen shumë të gjata e të rënda.
Si te rrisni zymbylin ne vazo me uje
- Zymbyli kërkon vazo me grykë të vogël sepse i mban lehtë dhe të bashkuar kërcenjtë mbi ujë ndërkohë që pjesa e poshtme shijon hapësirën dhe ujin për të cilat ka aq shumë nevojë.
- Mbusheni vazon me ujë të mjaftueshëm që të arrijë deri tek pjesa e zhardhokut, por mos ta prekë atë.
- Lini një hapësirë të konsiderueshme mes ujit dhe bazës së zhardhokut i cili nëse bie në kontakt me ujin ka tendencë të kalbet.
- Vazon vendoseni në një zonë të errët dhe të freskët deri sa rrënjët të jenë shpërndarë në ujë dhe sythat e bimës të kenë çelur pak.
- Vazoja duhet të ketë gjithnjë ujë të freskët në mënyrë që zymbyli të çelë plotësisht dhe plot bukuri. Prandaj duhet t’ja nderroni ujin dy herë në javë.
- Më pas, vazon transferojeni në një vend më të ngrohtë dhe me më shumë dritë.