8 Marsi: Çfarë lulesh të dhuroni sipas domethënies së tyre

8 Marsi në Shqipëri përgjithësisht i kushtohet nënave, meqë ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës së çdo njeriu. 

Lulet janë mënyra më e dashur dhe tradicionale për të treguar vlerësimin për nënat dhe fatin që i kemi në jetën tonë. Çdo kompozim lulesh apo buqete që shpreh mirënjohjen tuaj dhe i përshtatet personalitetit të asaj që i merr, është një dhuratë e bukur për ta dërguar në këtë ditë të veçantë, sic është 8 Marsi.

trendafilaTrëndafilat janë mbretëreshat e të gjitha luleve. Shprehin dashuri, admirim dhe mirënjohje. Trendafilat e lulezuar japin mesazhin e mirenjohjes, ato me ngjyrë të bardhë nënkuptojnë mirësi, pastërti dhe nderime. Trëndafilat e verdhë tregojnë përkushtim. Roza e lehtë tregon shpirt rinor, roza me ngjyrim mesatar hijeshi, ndërsa roza e forte falenderim.

zambak

Zambakët janë lule të adhuruara nga shumë gra dhe janë në varietete të ndryshme. Përfaqësojnë bardhësine dhe pastërtinë. Nëse nëna juaj është e ndrojtur dhe e rezervuar, mund t’i dhuroni këto lule me aromë të mrekullueshme. Zambaku i bardhë simbolizon pastërtinë dhe madhështinë. Zambaku portokalli eshte simbol i mëmësisë, ndërsa zambaku njëfletësh simbolizon bukurinë.

karafila okKarafilat mund të jenë lulet më tradicionale që dhurohen për diten e nenes. Karafilat rozë përfaqësojnë mirënjohje dhe dashuri, ndërsa karafilat e kuq nënkuptojnë admirimin. Karafili i bardhë është në kujtim të një nëne që nuk jeton më.

Potentilla aurea

Potentilla apo sic njihet ndryshe, pesëpetalëshja,që gjendet në të gjitha fushat tona, është ajo lule që përfaqëson dashurinë mëmësore. Kjo sepse kur bie shi gjethet mblidhen për të mbrojtur lulen.

waterlilZambaku i ujit është simbol i perfeksionit: mund t’ja dhuroni nënës tuaj nëse doni që ajo ta dijë se e konsideroni perfekte.

gerbera-luledielli

Gerbera, luledielli dhe margaritat janë të përshtatshme për nëna alegro dhe gjithmonë të qeshura. Gjithashtu përçojnë mesazhin e admirimit dhe respektit.

orchide

Orkidea, simbol i elegancës dhe rafinimit, i përshtatshëm për gratë elegante dhe të rafinuara. Simbolizojnë dashurinë, sqimën dhe bukurinë. Gjithashtu, sipas kulturës kineze, orkidetë janë edhe simbol i “shumë fëmijëve”.

tulipTulipanët janë një dhuratë që do e gëzonte ditën e çdo nëne. Mesazhi i tulipanit në përgjithësi është dashuria. Më konkretisht, tulipanët rozë nënkuptojë se jeni e kujdesshme dhe dashamiëse, ato të kuq kanë ngjyrimin e dashurisë së vërtetë. Tulipanët e verdhë sjellin si mesazh mendime të gëzuara.

Manushaqet dhurojani asaj nëne që ka tipare besnikërinë dhe devotshmërinë. Dhurata e një bime manushaqeje në një vazo është një kujtim i vlerësimit tuaj për përkushtimin e nënës.

mimosaMimoza ështu lulja simbol e Dites së Gruas dhe një nga lulet më të dhuruara në këtë ditë. Mimoza simbolizon forcen dhe feminilitetin. Mund t’ja dhuroni një gruaje që ka kaluar mes shumë vështirësive dhe ja ka dalë mbanë.

femra-moderne.com