Ja se si rrjetet sociale po shkatërrojnë jetën e vajzave adoleshente

Të gjithë janë të shqetësuar për mënyrën se si rrjetet sociale po ndikojnë në jetën e të rinjve të sotëm. Autorja dhe gazetarja Nancy Jo Sales merr guximin të shkojë të studiojë botën e sotme të adoleshentëve në librin e saj të ri, “Vajzat amerikane: Social Media dhe jeta sekrete e adoleshentëve”. Përfundimi? Bota e internetit për këta adoleshentë është një përzierje kaotike e fotografive nudo, ngacmimeve seksuale kibernetike dhe marrëdhënieve disfunksionale.

Autorja amerikane tregon se mediat sociale po i çnjerëzojnë vajzat adoleshente
Autorja amerikane tregon se mediat sociale po i çnjerëzojnë vajzat adoleshente

Nancy e ka studiuar jetën e adoleshentëve amerikanë që nga viti 1990. Gjatë dy viteve e gjysmë të studimit të saj për librin, u alarmua nga ajo që zbuloi. Nancy vë në dukje se shumica e lexuesve të rritur do të tronditen nga mënyra se sa egërsisht ndryshon përvoja e mediave sociale e të rriturve, nga ajo e adoleshenteve. Një i rritur mund të jetë në Facebook dhe Twitter, por ata as nuk i kanë dëgjuar emrin shumicës së Aplikacioneve që përdorin adoleshentët, le më të dinë se si t’i përdorin ato.

Nancy tregon për New York Post se, ato çfarë shprehen sot në rrjetet sociale, janë filtruar prej dekadash në kulturën tonë, ndësa sot jo më. “Por jam shqetësuar vërtetë shumë nga ngacmimet seksuale që marrin vajzat adoleshente. Eshtë dicka që ndodh në internet çdo ditë, ndonjëherë edhe çdo orë. Është kaq e zakonshme, saqë është kthyer në diçka normale për kulturën e adoleshentëve.” Dhe ky është një problem madhor.

Një tjetër aspekt të kulturës se adoleshentëve, që Nancy e trajton në librin e saj, janë edhe faqet “slut”, ku fotot lakuriqe të një vajze, fillimisht dërguar një djali, postohen në Instagram me emra si: “[Emri i Shkollës] Hotties” ose “[Emri i qytetit] hoes” dhe shpërndahen tek të tjerët, për t’u parë dhe për të komentuar, shpeshherë me shpërfillje dhe sharje. Disa e përgjojnë njëri-tjetrin dhe i kapin duke u prekur ose puthur – me pas i fotografojnë dhe i publikojnë në internet. Kjo gjë shoqërohet me turpërim në të gjithë shkollën dhe gjithmonë viktimat janë vajzat, asnjëherë djemtë. Pasojat janë nga më të ndryshmet: probleme psikologjike, ankth, tentativa për vetvrasje, etj.

Edhe shembujt që adoleshentet marrin sot nga personazhet publike, janë një faktor nxitës e kësaj mënyre jetese
Edhe shembujt që adoleshentet marrin sot nga personazhet publike, janë një faktor nxitës e kësaj mënyre jetese

Shumica e adoleshenteve me të cilat Nancy foli, tregonin se si ata ishin të “varura”, “fiksuara” dhe “nuk mund të ndaheshin”, nga telefonat e tyre. “Për shumicën e vajzave amerikane, media sociale është vendi ku ata jetojnë”, shkruan Nancy, e cila ka anketuar më shumë se 200 vajza të moshës 13-19 nga Manhattan, Florida, Arizona, Teksas dhe Kentucky. “Ne jemi në telefon 24 orë në 7 ditë,” i tha një vajzë 13-vjeçare nga New Jersey autores. “Kjo është gjithçka që ne bëjmë.”

Por, ndërkohë që adoleshentët, edhe të brezave të tjerë, kanë pasur marrëdhënie seksuale, kanë eksperimentuar me drogën dhe pijet alkolike, kanë ngacmuar dhe tallur njëri-tjetrin, Nancy është e shqetësuar me mënyrën se si media sociale në ditët e sotme, i zmadhon këto tendenca ekzistuese dhe i bën vajzat e reja të kenë më pak rëndësi.

“Ne kemi evoluar për të komunikuar ballë për ballë me njëri-tjetrin, – shprehet Nancy. –  Dhe komunikimi ynë ndodh më shumë me anë të sinjaleve jo-verbale, domethënë me anë të lëvizjeve, mimikave, gjuhës së trupit.” Ka studime që tregojnë se fëmijët tani janë më pak në gjendje të bëjnë një bisedë dhe të kenë kontakt me sy me bashkëbiseduesin. Ky është një tjetër problem i kësaj kohe.

Pra, si ndikojnë të gjitha këto tek vajzat e vogla? E pra, gratë dhe vajzat vuajnë më shumë nga depersonalizimi dhe çnjerëzimi. Femrat tashmë janë kthyer në objekt. Prandaj djemtë i shohin vajzat si një gjë, jo si një njeri.

femra-moderne.com