Ajri i ndotur që thithet nga femrat shtatzëna mund të shkaktoje dëme në fetus dhe në këtë mënyrë, fëmijët janë më të predispozuar që të vuajnë nga astma.
Në këtë përfundim ka dale një studim i “Plos One” pasi është analizuar kordoni embrional tek 56 fëmijë.
Sipas të dhënave, geni ACSL3 është më i ekspozuari ndaj gazrave dhe ndotjeve të ndryshme të ambientit. Ky gen mendohet se është edhe përgjegjësi kryesor për zhvillimin e astmës tek njerëzit, ndërsa në rastin e fëmijëve, sëmundja mund të vihet re duke filluar nga mosha 5-vjeçare.
Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një mutacion gjenetik, por për një ndryshim epigjenetik në të cilin faktorët ambientale kanë një ndikim shumë të madh edhe pse nuk shkaktojnë ndryshime strukturore. / Burimi: TCh