Ka vetëm tre muaj që rri me të, por qe ne momentin e pare qe e pa, u dashurua pas saj. Ameli lindi nentorin e kaluar, ne diten e Pavaresise, ajo ishte dhe dita qe kjo vogelushe vodhi perfundimisht zemren e mami Miriamit.
Te gjithe e adhurojnë për thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë e saj, dhe duket që mëmësia ja ka bërë më të dukshme këto virtyte. “E dua më shumë se jetën ime”, ky është mbishkrimi që Miriam Cani ka vendosur bashkangjitur një postimi të bërë në Facebook. Ne foto është këngëtarja dhe vajza e saj 3 muajshe, Ameli duke shijuar rrezet e para tё diellit nё prag pranvere nё Tiranё.
Miriami dhe Albani janë kthyer në Tiranë kete muaj, për publikimin e kёngёs me te fundit te Albanit “Unё dhe Ti” ne diten e te dashuruarve. Kënga duket se e ka emocionuar Amelinë qysh në bark, dhe të gjithë mendonin se ishte një këngë kushtuar asaj. Por jo, kjo kenge vjen si një dedikim për dashurinë e sakrificave, “Unë dhe ti” eshte për çiftet që kanë kaluar shumë vështirësi bashkë.
“Të gjitha çiftet, mendoj që kanë diçka që i bashkon. Të gjithë kanë kaluar mes vështirësive. Ne shqiptarët, kemi kaluar shumë probleme ekonomike, sociale, kemi ndjerë shtypjen e diktaturës, e ndonëse ne jemi një brez i ri, kemi shenja nga këto vështirësi. Unë doja të bëja një këngë universale ku secili gjen veten. Edhe klipin doja që të bëhej nga vetë njerëzit”, – tregon Albani ne nje interviste për programin e mëngjesit “Wake Up”.
Miriami dhe Albani jane nje nga ciftet me te pelqyera per publikun shqiptar, por tani me ardhjen e Ameli ne jeten e tyre, ata jane kthyer në më të dashurit per ne. Eshte kaq e lehte te dallohet dashuria dhe lumturia qe ndjejne te dy kur shohin vogelushen e tyre apo kur jane prane saj.
Edhe pse Albani po vazhdon udhёtimet e punёs për promovimin e këngës, Miriam po qendron nё kryeqytet, duke shijuar ato dite me diell, ne shoqerine e dashurise se saj me te madhe, Amelisë.