Moda vintage merr frymezim nga kinemate e nga muzika. Kjo forme arti merr frymezim ngjyrash dhe imazhesh nga e kaluara dhe perzihet me elemente veshjesh aktuale.
Nga Elira Domi, Image maker & Make up Artist
Look-u vintage sa vjen e behet gjithmone e me i preferuar, jane shume vajza te apasionuara per moden qe mundohen te rikrijojne veshje te vecanta me riciclimin e akesoreve.
Per te marre ide nga ky stil mund te shohesh revista, foto ose filma nga e kaluara. Mos harro se stili vintage eshte nje veteshprehi ku mund te shprehesh shijen tende me origjinalitet e personalitet.
Sot per sot te krijosh nje stil sa me origjinal dhe te vecante nuk eshte dhe aq e veshtire, mjafton te jesh unike dhe kreative. P.sh. veshjet e vjetra te gjetura ne sirtarin e mamase mund te riciklohen duke u perdorur perseri per nje look fashion e vintage si per shembull foularet shumengjyresh, syzet, cantat etj.
Nga mund te fillohet per te krijuar nje stil vintage?
Çanta “tracolla” (si ajo e postiereve) eshte nje nga aksesoret kryesor qe nuk mund t’i mungoje, rripi i gjate e ben ate karakteristike per kete stil.
Keto lloj cantash i pershtaten dhe stilit modern neqoftese te bera me perçina. Ato me te çmuarat jane te bera me copa damasku ose te qendisura.
Per te pasur nje look vintage ne dollapin tuaj nuk mund te mungojene bluzet ose
kemishat me pika ose me viza. Ato nuk dalin asnjehere nga moda dhe mund te themi qe bejne pjese tek veshjet me klas. Mund t’i kombinoni thjeshte me nje pale xhinse, me nje xhakete te kuqe dhe mund te shtoni nje fuoular ne koke ose fyt. Eshte nje veshje e thjeshte e plot charme e gjithnje shume aktuale.
Outfit Vintage, joshes dhe femeror
Nje outfit tjeter vintage jane fundet e rrumbullakta te viteve ’50. Ne kete rast kemi marr nje fund me baze beige dhe me lule shumengjyreshe. Ne pjesen e siperme i kemi pershatur nje bustier te shkurter beige, i marre nga vitet e arta te kengetares Madonna. Per t’i thyer pak elegancen lookut e kombinojme me nje xhakete te shkurter xhinsi. Kepucet jane decoltè te hapura tek gishtat me ngjyre blu nga Giuseppe Zanotti. Me kete outfit shkon shume parfumi Lancome “Trèsor in Love” me nje çeles me rinor se Trèsori klasik. Ky parfum eshte i hijshem, aroma e tij feston dashurine dhe spontanitetin. Me ere trendafili te embel, lule bergamoti qe e ben te fresket, me nje zemer me fruta si dardha dhe pjeshka, mbyllet me notat e hijshme te myshkut dhe te drurit te kedrit. Parfum dhe outfit shume femeror.
Outfit per perdita
Look me kemishe klasike ngjyre bojeqielli me nje foular me pika tek floket. Ne kete rast foulari luan rol te rendesishem per te sjellur ne mend nje look vintage.
Pasqyra dore tipike angleze e viteve ‘40 prej argjendi. Buzekuqi rouge Chanel.
Cdo person duhet t’i pershtati veshjen karakterit dhe mbi te gjitha fizikut te tij, qe te ndihet vetvetja.
Cilido look, edhe ai me i thjeshti, mund te pasurohet me aksesore te ndryshem. Nganjehere edhe nje bluze e bardhe pambuku, e kombinuar me rruaza me ngjyre me nje xhakete xhinsi siper, dallon fashion.
Thuhet qe veshja nuk e ben njeriun, ama veshja eshte kartevizita jone e pare.