Qofte e madhe e mbushur me proshutë dhe gouda

Qofte e madhe e mbushur me proshutë dhe gouda

Perberesit:

Mish i grire vici dhe pule; vezë; majdanoz; hudhra; djathë i grirë (grana padano); piper i zi, kripë, feta të holla proshute; feta djathi gouda

Gatimi:

  • Ne nje tas te madh perzieni mishin e viçit dhe të pulës me gjithë përbërësit e tjerë derisa të përfitoni një masë kompakte. (Mund te shtoni pak bukë të grirë nëse e shihni të nevojshme).
  • Mbështilleni me qese kuzhine dhe lerëni në frigorifer për 30-40 minuta që të përzihen aromat.
  • Shtrojeni përbërjen mbi një letër kuzhine dhe hapeni me një petës duke bërë një drejtëkëndësh të trashë disa centimetra.
  • Shtroni sipër petës së qoftes fetat e holla të proshutës dhe fetat e djathit gouda, pastaj prapë disa feta proshute. (Mbulojeni mirë djathin me proshutë që të mos dali jashtë kur të piqet).
  • Rrotullojeni me ndihmën e letrës së kuzhinës që të formoni një role të madhe. Mbyllini mirë anët që të mos dali djathi jashtë.
  • Futeni në një tavë bashkë me letrën e kuzhinës poshtë dhe piqeni në furrë te parangrohur në 200 gradë për 30 minuta ose derisa ta shikoni me sy që është pjekur. Në mes të pjekjes kthejeni qoften në anën tjetër.
  • Priteni në feta dhe ju bëftë mirë.

femra-moderne.com