Xhinsi i kësaj pranvere dhe vere… me ngjyra!

Trendi i kesaj pranvere dhe vere per xhinset? Eshte me ngjyra. Po, ngjyrat pastel kane ngjyrisur edhe xhinset e ketij sezoni. Shikoni disa ide kombinimesh…

Të lodhura nga xhinset e zakonshme? Pranvera 2018 ka rezervuar për ju një lajm të bukur përsa i përket xhinsit. Këtë vit në fakt modelet më të pëlqyera, të cilat mund t’i zgjidhni pa hezitim, janë ato me ngjyra. Pa i hequr asgjë modeleve klasike të xhinseve dhe gjithmonë ngjyrës së dashur nga të gjithë, blusë.

Por, nëse jeni në kërkim për veshjet tuaja, do të jeni sigurisht të kënaqura. Po, sepse për sezonin e bukur ngjyrat janë të gjalla: e verdhë, e kuqe, jeshile, portokalli dhe te gjitha tonet pastel.

Nga pantallonat tek xhaketa oversize me shumë ngjyra, nga pantallona të shkurtra në minifunde, juve ju mbetet vetëm të zgjidhni.

femra-moderne.com