Krepa me kanellë

Besoj se keni provuar krepa me perpara, por jo me kanellë. Në këtë recetë kanella shtohet në brumë gjatë përgatitjes, për një shije të mrekullueshme.

Menyra për t’i gatuar është vetëm një, por për t’i ngrënë njëmijë e një… te përziera me reçel, marmelatë, mjaltë, nutella, qumesht të kondesuar, pana, krem, karamel, shurup, fruta nga më të ndryshmet, te fresketa ose komposto…. Ndonjëherë të spërkatura me me sheqer pluhur, herë të tjera me arra, lajthi dhe rrush të thatë. Krepat janë një mëngjes i përsosur, por edhe një ide e shkëlqyer për pasditen e fëmijëve.

crepa2
Kjo recetë është për 6 krepa

Për racion: 120 kalori; 24g karbohidrate.

Në një tas të madh, përzieni së bashku 125g miell, 1 lugë çaji kanellë, 1 vezë mesatare dhe 300ml qumësht të skremuar, derisa të formohet një brumë i butë. Lëreni pushim për 20 minuta.

pancakes with fruitsNxehni 1 lugë çaji vaj ulliri në një tigan, mbi zjarr mesatar. Hidhni një qepshe brumë dhe rrotullojeni tiganin, në mënyrë që brumi ta veshë të gjithë pjesën e brendshme të tij. Piqeni për 1 minutë ose derisa të bëhet e kuqerremtë. Kthejeni dhe piqeni edhe për 1 minutë. Përsëriteni me pjesën e mbetur të brumit, duke shtuar prapë vaj nëse është e nevojshme.

Përgatisni gjithsej 6 të tilla. Servirini me përzierje frutash dhe spërkatur me sheqer pluhur.

femra-moderne.com