Çajrat mund të jenë një zgjidhje e mirë në luftën ndaj yndyrës dhe niveleve të larta të kolesterolit në gjak.
Por ama, mos mendoni se këto bimë mjekësorë janë një ilaç “mrekullibërës” dhe veprojnë vetë. Për të pasur rezultatet e dëshiruara është e rëndësishme të përfshini dhe një ushqim të shëndetshëm e të ekuilibruar.
Pas ujit, çaji është pija gjerësisht më e konsumuar në botë, dhe për arsye të mira. Çaji është një pije e gjithanshme që mund të shërbehet e nxehtë ose e ftohtë. Gjithashtu vjen në një shumëllojshmëri shijesh dhe ajo mund t’ju ndihmojë të shuani etjen, të zgjoheni ose të relaksoheni.
Çdo çaj i vërtetë rrjedh nga bima Camellia sinensis (ndryshe i thone edhe caji jeshil, ose pema e cajit), por gjethet e çajit përpunohen ndryshe, të cilat sjellin ngjyra të ndryshme, shije dhe përfitime shëndetësore te ndryshme.
Por a mundet pirja e çajit të ndihmojë të humbni peshë?
Çajrat, veçanërisht çaji jeshil, është shpalosur për aftësinë e tij për të rritur metabolizmin. Ndërsa çaji përmban kafeinë dhe katekins (antioksidant natyral që thuhet se rrit shpenzimet e energjisë dhe djeg dhjamin), mund të themi se përdorimi i çajit mund të ndihmojë në humbjen e peshes dhe mirëmbajtjen e peshes.
Cilet jane disa nga cajrat me te mire per humbje peshe