Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte me bamje. Tiganisini me pak qepe dhe disa domate dhe perfitoni per 20 minuta nje gatim te shijshem
Bamja eshte nje perime shume iteresante persa i perket vlerave ushqyese. Ajo përmban shumë vitamina, si A, tiaminë, B6, vitaminë C dhe acid folik, por edhe kripëra minerale të tilla si kalciumi, zinku, hekuri e magnezi. Shkon shume me domatet, por mund ta gatuani edhe me patellxhane, qepe dhe speca.
Ja si duhet ta gatuani ne nje recete te thjeshte me domate
- Ne fillim skuqni nje gjysme qepse te kuqe te prere ne feta te holla, vaj ulliri dhe nje luge e vogel me kaperi (te kulluar). Pas pak shtoni 12-20 domate te vogla te prera ne copa.
- Lani dhe pergatisni bamjet (nese jane te medha, zgjidhni 15), duke i hequr anet dhe duke i prere ne copa. Shtojini ne tiganin ku po skuqnit qepen dhe domatet.
- Lerini te gatuhen per rreth 20-30 minuta, duke e rregulluar me pak kripe. Mund t’i shtoni pak uje nese e shihni qe eshte e nevojshme. Sherbejeni ne fund me pak rigon.