Kofsha pule me speca, kungulleshka, barbunja dhe lulelaker, te pjekura ne furre
Jashte sezonit mund te perdorni perime te ngrira. Gjithashtu mund te ndryshoni llojet e perimeve sipas deshires, duke shtuar karrota, brokoli, patate, patellxhane, etj.
Perberesit per 6 persona:
- 6 kofsha pule
- 2 thelpi hudher
- 2 luge caji ereza te ndryshme te perziera (koper, piper i zi, kanelle, kripe, xhenxhefil)
- 1 luge caji shafran (turmerik)
- 1 luge caji piper i kuq i embel
- 1 luge gjelle vaj
- 1 luge gjelle gjalpe
- Perime: 1 spec i kuq, 200 g kungulleshka, 150 g barbunja, 1/4 e nje lulelakre
- Shoqerohet me: 100 g oriz
Pergatitja:
- Pastroni mire kofshat e pules dhe thajini.
- Rregullojini me kripe e piper, ferkoni secilen me hudher pastaj sperkatini me 1 luge caji ereza te perziera, shafran, gjysmen e luges me piper te kuq dhe gjysmen e vajit.
- Merrni nje tepsi dhe shtroni leter furre. Vendosni kofshat e pules me lekuren persiper. Vendosni pak gjalpe mbi secilen kofshe.
- Lani dhe thani perimet. Pritni specat dhe kungujt ne kuba. Pastroni barbunjat nga cepat dhe ndajini ne dy pjese. Ndani lulelakren ne lule te vogla.
- Vendosini perimet te gjitha ne nje tas te madh dhe shtojini siper te gjitha erezat e mbetura dhe vaj ulliri. Perziejini mire dhe me pas shtojini ne taven me kofshat e pules.
- Piqeni taven ne furren e parangrohur ne 200 grade C dhe piqini per 50 minuta.
- Sherbejeni me oriz te ziere.
Keshille
- Ne kete recete kemi perdorur kofsha pule pa pjesen e kembes. Nese doni t’i perdorni kofshat e plota, fillimisht piqini per 25 minuta pa perimet, me nxirreni nga furra, shtoni perimet dhe piqeni sipas udhezimeve te recetes se mesiperme.