Sallate me rukola dhe shalqi

Sallate me rukola, shalqi, djathe te bardhe, bajame dhe qepe te kuqe – nje pajate e fresket per ta shijuar gjate gjithe veres

Perberesit:

  • Shalqi, i prere ne kuba
  • djathe deleje i therrmuar
  • bajame te pjekura (ose cfaredolloj arre qe ju pelqen)
  • qepe e kuqe e prere ne feta te holla (por mund ta evitoni nese s’ju pelqen qepa)
  • rukola me gjethe te vogla
  • salce me uthull te kuqe*

Pergatitja:

  • Fillimisht pergatisni salcen me uthull te kuqe. Perzieni ne nje tas 1/2 filxhan me uthull vere te kuqe, 1/2 filxhan me vaj ulliri, 3 luge gjelle leng limoni, 1 luge caji mjalte, kripe, piper.
  • Ne nje tas sallate shtoni rukolan, bajamet, qepen dhe djathin e grire.
  • Shtoni siper sallates salcen e pergatitur dhe perzijeni mire. Ruani pak per ta shtuar siper shalqinit.
  • Pritni shalqinin ne kuba dhe shtojani siper sallates. Sperkateni me salcen e mbetur.

Doni disa arsye per te konsumuar me shume rukola?

  • Përmirëson shëndetin e kockave. E pasur me vitaminë K, rukola lehtëson absorbimin dhe zvogëlon sekretimin urinar të kalciumit
  • Ndikon në shëndetin e dhëmbëve, syve dhe lëkurës. E pasur me vitaminë A, karotenoide
  • Rrit imunitetin, detoksifikon organizmin & ndihmon në rënien në peshë.  E pasur me vitaminë C & bakër.
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak. E pasur me antioksidantin acidi alfa-lipoik i cili ul nivelin e glukozës në gjak
  • E dobishme për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë. E pasur me folat & acid folik,  ndihmon në zhvillimin e trurit të fetusit.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search