Kofsha pule te pjekura me pese shije

Kofsha pule me speca, kungulleshka, barbunja dhe lulelaker, te pjekura ne furre

Jashte sezonit mund te perdorni perime te ngrira. Gjithashtu mund te ndryshoni llojet e perimeve sipas deshires, duke shtuar karrota, brokoli, patate, patellxhane, etj. 

Perberesit per 6 persona: 

  • 6 kofsha pule
  • 2 thelpi hudher
  • 2 luge caji ereza te ndryshme te perziera (koper, piper i zi, kanelle, kripe, xhenxhefil)
  • 1 luge caji shafran (turmerik)
  • 1 luge caji piper i kuq i embel
  • 1 luge gjelle vaj
  • 1 luge gjelle gjalpe
  • Perime: 1 spec i kuq, 200 g kungulleshka, 150 g barbunja, 1/4 e nje lulelakre
  • Shoqerohet me: 100 g oriz

Pergatitja:

  • Pastroni mire kofshat e pules dhe thajini.
  • Rregullojini me kripe e piper, ferkoni secilen me hudher pastaj sperkatini me 1 luge caji ereza te perziera, shafran, gjysmen e luges me piper te kuq dhe gjysmen e vajit.
  • Merrni nje tepsi dhe shtroni leter furre. Vendosni kofshat e pules me lekuren persiper. Vendosni pak gjalpe mbi secilen kofshe.
  • Lani dhe thani perimet. Pritni specat dhe kungujt ne kuba. Pastroni barbunjat nga cepat dhe ndajini ne dy pjese. Ndani lulelakren ne lule te vogla.
  • Vendosini perimet te gjitha ne nje tas te madh dhe shtojini siper te gjitha erezat e mbetura dhe vaj ulliri. Perziejini mire dhe me pas shtojini ne taven me kofshat e pules.
  • Piqeni taven ne furren e parangrohur ne 200 grade C dhe piqini per 50 minuta.
  • Sherbejeni me oriz te ziere.

Keshille

  • Ne kete recete kemi perdorur kofsha pule pa pjesen e kembes. Nese doni t’i perdorni kofshat e plota, fillimisht piqini per 25 minuta pa perimet, me nxirreni nga furra, shtoni perimet dhe piqeni sipas udhezimeve te recetes se mesiperme. 

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search