Sallata jeshile, ja pse eshte e shkelqyer per shendetin

Sallata jeshile ka shumë vlera dhe ofron shumë përfitime për organizmin: është laksativ, lufton diabetin, është i ulët në kalori dhe përmban antioksidantë.

Qetesuese

Sallata jeshile është e shkëlqyeshme nëse doni që të qetësoheni para e te bini në gjumë. Por, duhet te dini edhe se kjo sallatë dobëson epshet seksuale. Ky veprim qetësues i sallatës së gjelbër vjen si shkak i ndikimit të substancës laktium, e cila ka veprim si qetesues.

Per shendetin e mushkerive, diabetin dhe kapsllekun

Përvec ndikimit qetësues, sallata jeshile është edhe mbrojtëse e mirë e mushkërive, sidomos kur bëhet fjalë për duhanpirësit. Duke qene se ka nivel te ulet glicemik, konsiderohet nje ushqim i mire per diabetiket, por edhe per ta parandaluar diabetin.

Meqë është e pasur me fibra dhe me një sasi të madhe uji, sallata jeshile favorizon lëvizshmërinë e zorrëve dhe lejon zgjidhjen e problemeve që lidhen me kapsllëkun.

Per te humbur peshe

Duke qene se eshte me pak kalori, kjo sallatë është e dobishme edhe për humbjen e kileve të tepërta. Jo vetem qe nuk permban yndyrna, por fibrat e kesaj sallate te japin ndjesine e ngopjes, duke bere qe te hame me pak. Per kete arsye keshillohet te konsumohet ne fillim te drekes ose darkes.

Antioksiduese

Vitaminat qe gjenden tek sallata jeshile veprojne si antioksidues. Ajo përmban kalium, fosfor, kalcium dhe magnez, si dhe vitaminat C, karotinën (provitaminën A), vitaminën E, vitaminat B1, B2, B6 dhe niacinën. Keto vitamina luftojne radikalet e lira, qe jane pergjegjese per plakjen e qelizave.

femra-moderne.com