Gjysme te kapura, bishkali, topuz i crregullt, wet look: zgjidhni mes modeleve me te bukura per floket tuaj gjate veres. Jo vetem do sfidoni vapen, por do jeni edhe te bukura e te rregullta
Gjysme te kapura
Ka femra qe nuk pelqejne t’i mbledhin floket edhe pse mund te jete vape. Atehere pse te mos provoni nje gjysme kapje, e cila pervecse eshte praktike, funksionon edhe si mini-lifting per syte.
Gershet anesor
Ndajini floket ne nje ane dhe me pas i mblidhni gershet duke i drejtuar ne nje ane, duke e bere gershetin te bjere mbi shaptulla. Mund t’i kapni fort ose lehte, rendesi ka qe ky model eshte shume i pershtatshem per stinen e veres. Eshte nje stilim i thjeshte, por femeror ne te njejten kohe.
Bisht kali lart
Nes ekeni floke te gjate, bishti i kalit eshte shume terheqes si tek floket e drejte, me onde ose kacurrel.
Bishtkali poshte me vije ne mes
Ndryshe nga bishti i kalit i kapur lart, i cili eshte me kokete dhe seksi, bishti i kapur poshte dhe me vije ne mes eshte me elegant dhe i matur.
Chignon i crregullt siper
Nje modelq e nuki te merzitet, eshte shume chic dhe praktik, mbi te gjitha kur eshte vape dhe mbajtja e flokeve leshuar eshte shume e veshtire. Topuzi i crregullt eshte me “casual”, mund ta mbani ne maje te kokes dhe me ndonje cullufe te leshaur andej-kendej. Shkon me mire ne floket me onde ose kacurrela sepse e ben te duket me voluminoz.
Chignon i rregullt poshte
Mbreteresha e kapjeve topuz Meghan Markle, i ka kapur floket thjesht, por ne menyre te rafinuar edhe ne dasmen e saj me Harry-n. Si ta kopjosh look-un e saj? Ndaj floket ne mes dhe dy cullufe lerini te varen anash fytyres dhe kapja e topuzit poshte eshte i pershtatshem per cdo rast.
Wet look per floke te shkurter
Problemi me floket gjate veres eshte qe vapa e madhe i ben te lagesht, duke i bere te duken si pa forme. Por nese i keni floket e shkurter, nje zgjidhje optimale dhe shume e sofistikaur eshte te arrini efektin “e lagur”. Wet look-u eshte shume i pelqyer nga femrat Vip.
Wet look per floke mesatare
Wet look eshte i persosur per floket e shkurter, por edhe tek floket em gjatesi mesatare shkon. Dhe kete e tregon me se miri bukuroshja Gigi Hadid, e cila shpeshhere ne dalje e saj siper Tapetit te Kuq i stilon floket “si te lagura”. Mund t’i realizoni me dyll flokesh, shkume ose xhel, per te arritur kete look. Pasi t’i lani floket, lerini te thahen vete dhe me pas punojini vetem me duar.