Ish-zonja e parë Nancy Reagan ka nderruar jete diten e djeshme, ne moshen 94 vjecare, raporton BBC.
Reagan vdiq në shtëpinë e saj në Bel Air (California) pasi zemra e saj ndaloi se rrahuri per shkak te insuficences kardiake. Lajmin e ka bere te ditur zëdhënësja e saj Joanne Drake. “Zonja Reagan do të varroset në Bibliotekën presidenciale Ronald Reagan në Simi Valley, pranë burrit të saj, Ronald Wilson Reagan, i cili vdiq më 5 qershor, 2004” – tha Drake në një deklaratë.
Nancy ishte keshilltarja kryesore dhe mbrojtesja krenare e trashegimise se bashkeshortit te saj, ajo pati nje rol qendror ne zgjedhjet politike te bashkeshortit te saj gjate gjithe jetes se tyre, por me se shumti gjate kohes kur ai ishte President i Shteteve te Bashkuara.
Viti 1985: Portret i Presidentit Ronald Reagan, prane “First Lady-t” Nancy Reagan, ne Zyren Ovale, Shtepia e Bardhe, Washington, D. C. (Foto: Hulton Archive/Getty Images)
Ish aktorja e shume filmave te suksesshem, ishte martuar me aktorin Hollivudian dhe presidentin e ardhshem republikan ne vitin 1952.
Nancy Reagan u be e famshme – por edhe e kritikuar – per shijet e saj estetike te shtrenjta dhe per nje personalitet shume te forte, mbi te gjitha per zhvillimin e jetes se perditshme ne Shtepine e Bardhe. Martesa e tyre zgjati 52 vjet, deri kur i shoqi vdiq ne vitin 2004.
Midis nderimeve të shumta qe erdhen pas lajmit të vdekjes se saj, ish-zonja e parë Barbara Bush, Bill dhe Hillary Clinton, e shume personalitete te tjera kanë shprehur ngushellimet e tyre. Ndersa Presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle nuk lane pa permendur faktin qe figura e Nancy Reagan ka ndihmuar në “ripërcaktimin” e rolit te Zonjës së Parë, duke vendosur një shembull të devotshmerise, përkushtimit dhe angazhimit për gjithe vitet e vështira të sëmundjes së bashkëshortit të saj.
U prehsh ne paqe Zonje!