Me ardhjen e vjeshtes dhe ndryshimin e stineve lind deshira per nje ndryshim dhe per te nisur sezonin e ri me nje pamje te rifreskuar.
Disa ndryshojne ngjyren e buzekuqit, nga tonet e erreta ne tone me te forta. Ndersa te tjere preferojne te bejne ndryshime me te medha, duke zgjedhur model dhe ngjyre tjeter flokesh.
Nje nga tendencat me te pelqyera te sezonit do jete patjeter e kafta “cold brew”. Ky tonalitet ka terhequr vemendjen e shume femrave, te cilat tashme e kane pervetesuar kete tendence. Kjo ngjyre kafe multidimensionale eshte krijuar nga koloristja Kimberly Bonondona, e cila eshte specialiste ne kete fushe.
Nuk ka si te mos e pelqesh kete tonalitet te brunes. I shkon shume atyre femrave me floke te erret qe do deshironin nje zhytje te lehte ne tonet e te kuqes, por edhe per ato qe duan tone te ngrohta ne floket e tyre kafe. Kujdes! Kjo ngjyre nuk eshte e pershtatshme per ju, nese nuk ju pelqejne tonet e ndryshkut apo te se kuqes ne floket tuaj.