Trajtimi i ri zhduk kancerin e gjirit per 11 dite

Trajtimi i ri per kancerin e gjirit eshte zbuluar kohet e fundit nga shkencetaret. Përdorimi i Herceptines në kombinim me nje ilac tjeter mund të tkurri tumoret në më pak se dy javë, konstaton nje studim i fundit

Përdorimi i Herceptines në kombinim me një tjetër ilac para operacionit, zvogëlon dhe madje mund të shkatërrojë tumoret agresive të kancerit të gjirit në më pak se dy javë, pranon nje studim i mahnitshem i diteve te fundit, raporton The Guardian.

Nigel Bundred, profesor i onkologjise kirurgjikale ne Universitetin e Mançesterit ishte prezantuesi ketij studimi ne Konferencen e 10-te Europiane te Kancerit te Gjirit qe u mbajt ne Amsterdam.

Studiuesit perdoren ilacet Tyverb dhe Herceptin tek ato paciente qe ishin diagnostikuar me kancer gjiri. Ky kombinim medikamentesh ka mundesuar zhdukjen e tumorit tek 11 % e pacienteve qe ishin diagnostikuar me kancer gjiri HER2-pozitive dhe zvogeloi ne minimum madhesine e kancerit tek 17% e pacienteve. Kanceri i gjirit HER2 pozitiv ka më shumë gjasa që të rikthehet pas trajtimit sesa disa lloje të tjera të kancerit të gjirit. Ajo është trajtuar në përgjithësi me kirurgji, kimioterapi, terapi endokrine dhe me barna anti-HER2. Studimi i fundit i hap dyert mundesive te reja per trajtimin e ketij lloj kanceri.

Edhe pse prof. Bundred deklaroi se duhen bere kerkime te metejshme per te konfirmuar rezultatet, kjo do te thote se pacientet me kete diagnoze, nuk do kene me nevoje t’i nenshtrohen kimioterapise, nese marrin keto ilace menjehere pasi operohen dhe diagnostikohen me kete semundje.

femra-moderne.com

spitali-amavita-logooo