Rikthehet ne mode stili i vareseve rreth qafes, qe mbahej aq shume ne vitet ’90.
Kush nga ju ka qene adoleshente në vitet nëntëdhjetë me siguri qe do t’i kujtohen – ato qaforet “mbytese” kane qene një torturë e vërtetë. Elastike, me tela, me rruaza, një fjongo, secila kishte plot të tilla.
Sot, choker (domethene “mbytese” në anglisht, keshtu po i quajme tani) rikthehen përsëri fuqishem, duke u bere nje ikonë e madhe e modes. Mjafton te shikoni supermodelet më te ndjekura të momentit, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, ata nuk mund te rrinë dot pa atë. Madje edhe në tapetin e kuq po del si një aksesor super elegant (të tilla si ai me dantella qe mban ne qafe Rosie Huntington Whiteley).
Ne vitet ’90 ishte nje një domosdoshmëri mode, sot eshte duke u kthyer dalengadale ne nje gje te ngjashme. Nje nga trendet e kesaj pranvere dhe vere do jene pikerisht vareset choker. Keshtu qe, kur te dilni per shopping, duhet te bleni patjeter nje te tille.
Shikoni fotot, per te patur nje ide rreth disa prej modeleve me te preferuara te vareseve choker, shoqeruar me pershkrimin dhe cmimin perkates.
ACCESSORIZE, elastica me gur, 4,90 €
LOLA AND GRACE, Pllakade floriri me kristale Swarovski, 79,90 €
ASOS, Lekure sintetike me zemer, 8,49 €
FOREVER 21, Me lule te vogla prej dante, 4 €
H&M, Me gure prej xhami, 3,99 €
ASOS, Me dantelle te thurur, 8,49 €