Mungesa e hekurit në organizëm, njihuni me 18 shenjat e fshehta që nuk po arrini t’i kuptoni
Mungesa e hekurit në trup çon në uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri përdoret për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat ndihmojnë në ruajtjen dhe transportimin e oksigjenit në gjak. Nëse keni më pak qeliza të kuqe gjakut nga sa është normale, organet dhe indet tuaja nuk do të kenë aq oksigjen sa zakonisht.
Llojet e aneminse
- Ne fakt ka disa lloje të ndryshme anemish dhe secila ka nga një shkak të caktuar.
- Anemia e mungesës së hekurit është lloji më i zakonshëm. Shumë njerëz të cilët janë anemikë si pasojë e mungesës së hekurit kanë disa simptoma të caktuara dhe ashpërsia e këtyre simptomave varet nga sa shpejt po zhvillohet kjo anemi.
- Llojet e tjera të anemisë mund të shkaktohen nga mungesa e Vitaminës B12 ose folati në trup.
- Ju mund të vëreni menjëherë simptomat, ose ato mund të zhvillohen gradualisht nëse anemia juaj shkaktohet nga një problem afatgjatë, siç është ulçera e stomakut.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Lodhje dhe mungesë energjie (letargji)
- Gulçim
- Rrahje të dallueshme zemre
- Ngjyrë e zbehtë lëkure
Janë edhe disa shenja të tjera të cilat janë më pak të zakonshme, por tregojnë mungesë hekuri në organizëm, të tilla si:
- Dhimbje koke
- Dëgjim tingujsh që vijnë nga brenda trupit
- Ndryshim në shije
- Ndjenjë kruarje
- Gjuhë e lënduar dhe jo normale
- Rënie flokësh
- Dëshirë për të ngrënë sende jo të zakonshme
- Çarja e buzëve në anësore
- Demtime te thonjve
- Vështirësi në gëlltitje