Receta me makarona super kremoze me tre lloj djathrash, ka disa dite qe po qarkullon neper internet dhe po i çmend te gjithe. Veshtiresia e gatimit: e ulet.
Perberesit:
- 350 grame makarona spageti
- 2 luge gjelle vaj ulliri ekstra i virgjer
- 3 thelpinj hudhër, te grira
- 3/4 filxhan pana kuzhine
- 3/4 filxhan lëng pule
- 3/4 filxhan përzierje djathërash italiane te grire (nese nuk e gjeni te gatshme, ju duhet djathe parmixhano, asiago dhe romano te grire dhe te perziere)
kripë - pak piper i zi i sapobluar
- 2 luge gjelle majdanoz i sapogrire
Menyra e gatimit
- Në një tenxhere të madhe me ujë të vluar e të kripur, gatuani spagetit sipas udhëzimeve të pakos deri al dente.
- Kullojini dhe ruani vecmas 1 filxhan me ujë nga ai i zierjes se makaronave. Kthejini makaronat në tenxhere.
- Ndërkohë, në një tigan të madh hidhni vajin dhe ngroheni mesatarisht. Skuqni hudhrën per 1 minutë derisa te aromatizoje vajin. Shtoni panen, lëngun e pules dhe 1/2 filxhan nga uji i makaronave.
- Shtoni spagetit pjese pjese deri sa të mbulohen plotësisht me lëngun, lereni derisa të marrë valë.
- Hiqeni nga zjarri dhe shtoni perzierjen e djathërave te grire. Hedhini nga pak dhe perziejeni vazhdimisht, duke shtuar pjesen tjeter te ujit te makaronave, derisa salca të arrije konsistencën e dëshiruar.
- Rregullojeni me kripe dhe piper, zbukuroni me majdanoz dhe të shërbejeni menjëherë.