Tavë me presh dhe patate

Tava me presh dhe patate, eshte nga ato receta qe i kane dhene provat e kenaqesise. Nese deshironi nje gatim qe t’ju shijoje pa mase dhe qe te shkoje per mrekulli ne cdo tavoline, kjo eshte ajo qe po kerkonit…

Përbërësit për 4-5 persona:

  • 4 kokrra patate mesatare
  • 1 kokërr qepë
  • 400 gr presh
  • Pak gjalpë të freskët
  • Vaj ulliri
  • 2 kokrra domate,
  • Majdanoz,
  • Kripë,
  • Piper i zi

Për përgatitjen e salcës: 4 kokrra vezë, çerek filxhan çaji me pana, një thelpi hudhër e shtypur, erëza, majdanoz i grirë hollë, kripë, piper.

Përgatitja:

  • Qëroni dhe të prisni patatet në feta.
  • Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe sapo uji të marrë një valë vendosni aty fetat e patateve dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.
  • Pasi t’i keni zierë patatet largojini nga zjarri, kullojini nga uji dhe lërini mënjanë duke i spërkatur me pak kripë.
  • Më pas, kaurdisni preshin e prerë në feta rreth 1 cm me vaj ulliri. Shtoni pak kripë e piper dhe pasi preshi të zbutet mirë pak hiqeni nga tigani.
  • Ndërkohë në tiganin ku kaurdisët preshin, shtoni qepën e grirë hollë, shtoni dhe pak vaj ulliri, kaurdiseni derisa volumi i saj të bjerë.
  • Shtoni më pas domatet e grira, kaurdisini të gjitha bashkë dhe rregullojeni masën me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë.
  • Merrni një tavë dhe lyejeni me pak vaj ulliri, vendosni nje rradhë me patate, më pas salcën me qepe dhe domate, te gjithe preshte dhe siper vendosi fetat e patateve.
  • Përgatisni salcën e bardhe. Rrihni 4 kokrra vezë me kremin e qumështit, hudhrën e shtypur, majdanozin e grirë hollë, kripën dhe piperin. Mbulojeni  të gjithë tavën në sipërfaqe me salcën e përgatitur.
  • Piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Keshilla:

  • Nese deshironi mund te shtoni edhe 300 gr mish te grire kur te skuqni qepet.
  • Kjo tavë përgatitet me të gjitha llojet e perimeve, si me patëllxhanë, kunguj etj.