Biskota të shijshme me vetëm katër përbërës

Keto biskota te shijshme jane te pershtatshme per festa, por edhe per cdo dite tjeter kur deshironi dicka te embel. Mesoni recetën e biskotave fantastike me copëza çokollate.

Përbërësit:

  • 1 kg miell për ëmbëlsira
  • 200 gram copëza çokollatash
  • ½ filxhan me vaj
  • 2 vezë

Përgatitja:

  • Në një enë të madhe shtoni miellin, copat e çokollatës dhe vajin. Shtoni vezët dhe e përzieni mirë.
  • Tani merrni një lugë akulloreje (në mungesë të saj përdorni një lugë të zakonshme), merrni nga brumi i biskotave dhe i vendosni në një tavë. Kujdesuni që më parë të keni shtruar një letër kuzhine dhe biskotat të kenë një distancë nga njëra tjetra.
  • I fusni në furrë për 12 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius.
  • Biskotat janë gati.

Burimi i recetes: shije.al

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search