Supe panxhari

Një supë e mrekullueshme panxhari, e shëndetshme dhe shumë e shijshme e cila është kaq e thjeshtë për t’u gatuar.

Perberesit per 4 persona:

  • 6 kokrra panxhar
  • 1 patate
  • 1 kokërr qepë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • 4 lugë ajke

Përgatitja:

  • Lani dhe qeroni kokrrat e panxharit dhe pritini ne copa. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pataten.
  • Në një tenxhere shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni qepën e grirë, pak kripë dhe pak piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
  • Shtojmë pataten dhe rrepën e prerë në kubikë. I shtojmë ujë derisa të mbulohen plotësisht.
  • I kontrollojmë herë pas here me anë të një piruni nese jane zbutur plotësisht.
  • Kur te jene zbutur perimet, i grijme me nje grirese elektrike derisa te formojme nje mase kremoze.
  • I shërbejmë neper tasa dhe shtojme edhe nje lufe ajke te fresket. Ju bëftë mirë!

Keshille:

Nese deshironi, mund te shtoni disa copa panxhari te zier siper supes per dekor.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search