Një supë e mrekullueshme panxhari, e shëndetshme dhe shumë e shijshme e cila është kaq e thjeshtë për t’u gatuar.
Perberesit per 4 persona:
- 6 kokrra panxhar
- 1 patate
- 1 kokërr qepë
- vaj ulliri
- kripë
- piper
- 4 lugë ajke
Përgatitja:
- Lani dhe qeroni kokrrat e panxharit dhe pritini ne copa. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pataten.
- Në një tenxhere shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni qepën e grirë, pak kripë dhe pak piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
- Shtojmë pataten dhe rrepën e prerë në kubikë. I shtojmë ujë derisa të mbulohen plotësisht.
- I kontrollojmë herë pas here me anë të një piruni nese jane zbutur plotësisht.
- Kur te jene zbutur perimet, i grijme me nje grirese elektrike derisa te formojme nje mase kremoze.
- I shërbejmë neper tasa dhe shtojme edhe nje lufe ajke te fresket. Ju bëftë mirë!
Keshille:
Nese deshironi, mund te shtoni disa copa panxhari te zier siper supes per dekor.