Spinaq kremoz me veze dhe patate te ziera

Spinaq kremoz me veze dhe patate te ziera

Per te gjithe ju qe e pelqeni spinaqin, po ju propozojme nje recete qe do t’ju beje per vete. E shoqeruar me veze te zier dhe patate te ziera, kjo mund te jete nje pjate shume e mire per dreke ose darke. Por nese deshironi mund ta perdorni edhe si shoqeruese per nje biftek te skares. Zgjedhja eshte e juaja.

Perberesit:

  • 1.5 kile spinaq
  • Kripe
  • 5 luge gjalpe
  • ¼ filxhan me qepe te grire
  • Pak nenexhik te fresket
  • 1 luge miell
  • 1 flxhan ajke
  • 1 veze e zier
  • 1 patate e zier

Pergatitja:

  • Vini ujin ne zjarr qe te marre vale. Shtoni kripen dhe perziejeni. Me pas shtoni pjese-pjese spinaqin e pastruar e te lare dhe perziejeni.
  • Kullojeni spinaqin, futeni ne uje te ftohte akull qe te ndaloni procesin e zierjes. Kullojeni perseri dhe shtrydheni mire me duar. Priteni spinaqin ne copa.
  • Shkrini 2 luge gjalpe ne nje tigan, shtoni qepen dhe gatuajeni derisa te zbutet, jo te skuqet shume (rreth 2 minuta). Shtoni spinaqin dhe perziejeni vazhdimisht, derisa te avullojne lengjet dhe spinaqi te mbetet i thate.
  • Shtoni kripen, piperin dhe nenexhikun e fresket*. Perziejeni.
  • Sperkateni me lugen e miellit siper dhe gatuajeni edhe per 3 minuta te tjera, duke e perziere vazhdimisht.
  • Shtoni ajken e fresket, perziejeni mire derisa te filloje zierjen. Ne kete moment ulni temperature e sobes ne mesatare, mbulojeni dhe lereni te gatuhet per 15 minuta, duke e perziere here pas here.
  • Hiqeni nga zjarri, provojeni per kripe, rregulloni shijen nese ka nevoje. Ne kete moment mund t’i shtoni djathe te grire nese keni deshire. Shtoni gjalpin e mbetur dhe perziejeni mire.
  • Hidheni spinaqin neper pjata. Siper vendosini nje veze te zier te prere pergjysme ose ne feta dhe 2-3 copa patate te ziere.

* Nenexhikun e fresket, lajeni thajeni, grijeni dhe futeni ne nje tas plastik ose neper qese te vogla. Nenexhikun tani mund ta ruani ne frigorifer, ne pjesen e ngrirjes dhe mund ta perdorni cdo here qe ju duhet nenexhik me shije te fresket. 😉

femra-moderne.com