Si te zbutni kollen e femijes suaj

Per te mesuar arsyen e kolles se femijes suaj dhe para se te perdorni metodat natyrale, e mira eshte qe ta kontrolloni tek doktori.

Thuhet se kurat natyrale nuk jane per ta sheruar krejtesisht kollen, por perdoren per te qetesuar femijen, apo per ta trajtuar ne nje faze fillestare qe te ndaloje perkeqesimin.

Si te zbutni kollen e femijes suaj:

  • Jepini femijes shume lengje: Per te ekuilibruar nivelin e ujit jepini caj te ngrohte, supe, uje dhe lengje frutash. Kjo gje e ndihmon femijen tuaj qe nepermjet lengjeve te konsumuara te nxjerre jashte sa me lehte sekrecionet. Ne te njejten kohe ndihmon ne mbrojtjen e trupit nga toksinat.
  • Zbutini fytin me nje perzierje te mjaltit me qepe: Kjo perzierje ka efekt anti-inflamatore duke lehtesuar bllokimin ne mushkeri te femijes dhe ngadaleson te kollituren e shpeshte. Per te pergatitur kete perzierje merrni nje qepe te thate, ndajeni ne copa te vogla dhe perziejeni me nje luge mjalte. Kjo kure eshte per femije te rritur. Foshnjave nen moshen 1 vjec mos i jepni asnjehere mjalte.
  • Njomni ajrin per te pakesuar te kolliturat: Beni te mundur qe femija juaj te thithe ajer te lagesht duke hapur dushin. Pervec kesaj, mbylleni deren e banjes dhe mbajeni ne ajer te lagesht per disa minuta.
Lexoni edhe:

femra-moderne.com